PD:Veliaj u fshihet fakteve,miliona
 euro të dyshimta në fushatë

Deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja nëpërmjrt një deklarate për mediat ka akuzuar kandidatin e mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj se po përdor miliona euro të dyshimta për fushatën. Ai tha se arsyeja se përse Veliaj nuk bën transparencë është sepse është i korruptuar.
 
Krujai ka dhënë edhe disa shifra që sipas tij, kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës ka shpenzuar deri në datën 7 qershorë.
 
Më tej ai është shprehur se Veliaj nuk ka bërë publikë fondet e marra nga vëllai i tij, si drejtues i kompanisë EAG.
 
Erion Veliaj nuk bën transparencë sepse është i korruptuar.
Ai tha mbrëmë se ka 108 milionë lekë të vjetra për fushatën e tij.
E vërteta është se deri më datë 7 qershor, ai ka shpenzuar 437 mijë euro vetëm me spote televizive. Ja ku është dokumenti i monitorimit nga MCMonitoring.
Nëse shtojmë dhe shumën e brandimit dhe mbajtjes së 250 zyrave elektorale në Tiranë, dhe shpenzimet ditore të aktiviteteve të tij të luksit, e flamujt e
pafund, fushata e Erion  Veliajt e ka kaluar me kohë shifrën e 1 milionë eurove. Erion Veliaj nuk bëri transparencë mbrëmë për rastin e Luiza Gjonajt, të cilën e shkarkoi nga puna sepse ajo denoncoi aferat e paligjshme të kompanisë së vëllait të tij, EAG. Veliaj tha se e ka hequr Gjonajn sepse ajo nuk është paraqitur në punë. Ja çfarë thotë vendimi i Gjykatës Administrative, ku zonja gjonaj ka fituar gjyqin.
Pavlefshmëri absolute të procedimit disiplinor.
Kthimin e zonjës Gjonaj në detyrë
Dhënien e pagës për zonjën Gjonaj deri në momentin e kthimit në punë.
Pra gjykata hedh poshtë deklaratat e Veliajt.
Erion Veliaj nuk bëri transparencë për fondet që ka marrë vëllai i tij.
Ja ku është shkresa e degës së thesarit. 540 milionë lekë ka marrë EAG, që është kompania e vëllait të kandidatit, është e njëjta kompani me Goglen e tij, në të njëjën adresë në të njëjtën zyrë. Pse nuk bën transparencë, sepse ky është abuzim i pastër.
Erion Veliaj nuk bën transparencë për lidhjen e tij, përmes bashkëshortes, me paratë e Dzanashvilit. Ai fshihet pas një argumenti mjeran, që paska qënë turni i gruas së tij, e punësuar në një zyrë avokatie.
Por e vërteta është se lidhjet e zotit Veliaj me këtë zyrë avokatie janë të vjetra e të forta. Ja ku është dokumenti i QKR që tregon se vëllai i Erion Veliajt, ka hapur kompaninë Gogel pikërisht me ortakun Floran Pustina, i cili ka zyrën avokatore, ku punon Ajola Xoxa, përfaqësuese me prokurorë, me të drejta të plota e Dzanashvillit.
Këto janë faktet. Erion Veliaj nuk bën transparencë, sepse është i korruptuar dhe fsheh burimin e milionave që po shpenzon në këtë fushatë zgjedhore”
, - tha Kruja.
 
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet