PD vijon protestat kundër Metës:
Ejani sot në 09.30 para Kuvendit!     

PD vijon protestat kundër Metës:<br />Ejani sot në 09.30 para Kuvendit! 

 

 
TIRANE - Ashtu siç kanë vendosur strukturat më të larta të Partisë Demokratike, të rinjtë dhe zyrtarë të lartë të kësaj force politike kanë vijuar me protesta para zyrave të kryesisë së Kuvendit , duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit Ilir Meta. Ndonëse zoti Meta nuk ndodhej në zyrën e tij për shkak të vizitës në Zvicër, protestuesit kanë vijuar me thirrjet “Meta ik”.

Ndërkaq nga foltorja e Partisë Demokratike kryetari i grupit të PD Edi Paloka fton qytetarët të marrin pjesë në protestën e së enjtes në orën 09:30  para godinës së seancave plenare. Zoti Paloka tha se qytetarët nuk mund të lejojnë më që në Krye të Kuvendit të jetë një person i vënë nën akuzë për vrasjen e dy deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.

Prej disa ditësh opozita vijon protestat e përditshme para kuvendit të Shqipërisë duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, pas akuzave të deputetit Tom Doshi se zoti Meta ka urdhëruar vrasjen e tij dhe të deputetit Mhill Fufi.

Më poshtë deklarata e plotë për media:
"Parlamenti dhe demokracia kanë pësuar goditjen më të rëndë të këtyre 25 viteve, kur Kryetari i institucionit më të rëndësishëm në vend, gjendet nën akuzën e porositjes së vrasjes së dy deputetëve. Megjithëse janë bërë 16 ditë që Ilir Meta gjendet publikisht nën akuzën më tronditëse të dy dekadave të fundit, ai jo vetëm nuk ka reflektuar, nuk ka dhënë dorëheqjen për t’i hapur rrugën drejtësisë, por në bashkëpunim të ngushtë me Edi Ramën, me Saimir Tahirin dhe gjithë strukturat shtetërore që kanë në dorë, po i bëjnë presion prokurorisë, dëshmitarëve kyç, po tentojnë fshehjen e të vërtetës. Partia Demokratike nuk do të lejojë që republika jonë të bjerë, që ky atentat ndaj ligjit, ndaj hetimit, ndaj drejtësisë, të ndodhë. Bashkë me qytetarët, me 12 mars, treguam njëzëri se kjo është kërkesa jonë, kërkesa legjitime e mbarë vendit e mbarë shqiptarëve, që Ilir Meta të dorëhiqet, e Edi Rama të mbajë duart larg hetimit, në mënyrë që të kemi një proces të plotë, të drejtë, të painfluencuar nga pushteti. Nesër që në 9 e 30 të mengjesit, bashkë me qytetarët e vendit, do ta ritheksojmë edhe një herë kërkesën tonë në dyert e Parlamentit. Ne nuk të ndalemi, derisa të ketë drejtësi, derisa të ketë ligj, derisa të zbardhet e vërteta. Ilir Meta nuk është më “de fakto” kryetar i parlamentit, asnjë qytetar i vendit nuk e njeh për të tillë. Ai e mban karrigen e numrit dy të vendit kundër vullnetit të popullit, vetëm e vetëm për të penguar hetimin, për të fshehur ngjarjen, e për të diktuar përfundimet që ai dëshiron. Kërkesa e qytetarëve sot është të kemi hetim të plotë, objektiv dhe të drejtë. Kjo është kërkesa e Partisë Demokratike. Ne do ta çlirojmë vendin nga sundimi i krimit. Nesër në orën 9 e 30 të mëngjesit, bashkë me të gjithë qytetarët që janë kundër krimit e padrejtësisë, që nuk duan që këtë vend ta sundojë krimi e terrori, të protestojmë në dyert e Parlamentit." tha Paloka




Tashmë prej ditësh opozita zhvillon protesta ku kërkon largimin e Metës, ndërsa ashtu siç është paralajmëruar protestat pritet të jenë më të mëdha në numër të enjteve përpara dyerve të Kuvendit. 

Ora 18:30 Paloka: Deputeti gjerman i kërkoi Metës të jap dorëheqjen
Të rinjtë demokratë kanë protestuar për të sërish për herë të dytë sot, duke kërkuar largimin e kreut të Kuendit Ilir Meta, pas akuzave të deputetit Tom Doshi. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka, i cili drejtoi protestën tha se PD kërkon dekriminalizimin, kjo nuk bëhet pa u larguar Meta. Sipas tij tani është koha që dhe kryeministri Edi Rama të lahet nga krimi.

"PD kërkon dekriminalizimin, kjo nuk bëhet pa u larguar Meta. Sot me ne janë bashkuar dhe deputetë të Bundestagut gjerman, i është bërë thirrje të jap dorëheqjen dhe të lërë drejtësinë të hetojë. Nuk do heqim dorë nga rroga jonë, të largojmë kriminelët nga Parlamenti. Nuk do tërhiqemi. I bëjmë thirrje dhe Edi Ramës ka rastin të tregojë, të lahet megjithëse është lyer me llumin e krimit. Sot mund të tregojë se është gati t ashes për hir të shqiptarëve, them ta shes se kështu janë mësuar, kjo është mazhoranca e pazareve të pista. Nëse nuk shpëtojmë nga kjo mafia është e kotë të vazjojmë, askush nuk do ta na i heq këtë shpresë. Shqipëria duhet të shpëtojë një orë e më parë nga krimi e kriminelët", deklaroi Paloka. 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi