PD zgjedh sot kryetarin e ri, krerët e degëve në Vlorë e Korçë: S’ka problematika pjesëmarrje e ulët, procesin se ka ndalur dot Berisha e jo më Bardhi

 

Krerët e degëve në Vlorë dhe në Korçë kanë folur për mediat teksa janë duke u mbajtur zgjedhjet për kryetarin e ri të PD.

Kreu i PD-së në degën Korçë, Elvis Bregu tha se procesi është i qetë ndërsa shton se nuk ka pasur pjesëmarrje.

“Në qarkun e Korçë prej orës 8:00 ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet e kryetarit të Partisë Demokratike. Deri në këto momente sipas të dhënave kanë votuar vetëm 8 anëtarë në qendrën e votimit në Korçë, nga 500 anëtarë që ka lista e votuesve. Ndryshe nga vitet e tjera, sivjet vendvotimi nuk ndodhet në zyrën e PD, por në një ambient të marrë qira tek markata e qytetit. Momentalisht nuk raportohen problematika dhe procesi ka vijuar i qetë, teksa pjesëmarrja duket se është shumë e ulët, jo vetëm në Korçë por edhe në degë te tjera të qarkut.”- tha ai.

Ndërsa kryetari i PD dega Vlorë, Gjergji Nika thotë se demokratët duhet të votojnë për t’i dhënë fund krizës në PD.

Anëtarë janë 1612, aktiv janë 750. Listën e kemi lënë të plotë për të respektuar ata anëtar që duan të shprehin vullnetin e tyre. Duhet të votojnë për t’i dhënë përfundimisht fund krizës në PD. Derisa gjithë kësaj periudhë se ka bërë dot Berisha e jo më Bardhi.


Lajmi kryesor:

S'ka supriza, Lulzim Basha rikthehet kryetar i PD-së për herë të katërt: E sotmja shënon nisjen e punës! Mori 16 196 vota! Vetëm 8 nga 52 deputetë demokratë votuan


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan