PD 'zgjohet' me akuza për skenare të 'fshehura': Ka policë të dhunuar?! Makina në flakë false!
Nje nga policet e plagosur ne Spitalin e Traumes
Nuk ka kthim pas, thotë një ditë pas protestës së dhunshme të opozitës që u mbyll në orën 20:00, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, por që njëjtë siç kryedemokrati Lulzim Basha që nuk e shpalli dje, protesta e radhës anti-qevertiare, nuk ka një datë.
Pas dhunës që shpërtheu tek Parlamenti, përdorimit të gazit lotsjellës pas tentativave për të sulmuar godinën, dhe djegies së një makine para Kuvendit, Bardhi bën përgjegjës ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, shkruan me thonjëza kur flet për policët që mbetën të plagosur në protestë, duke mos besuar se këto situata janë reale. Thotë se ishte një skenar i policisë për të lënë pranë Kuvendit vetëm një makinë, dhe se flaka, sipas tij, nuk i është vënë nga protestuesit.
Bardhi shprehet protesta solli bashkimin e shqiptarëve dhe frikë në mazhorancë.
"Janë të tmerruar nga bashkimi i shqiptareve! S’u mjaftoi gazi helmues dhe uji me presion, i përdorur në mënyrë kriminale kundër qytetareve. Turp! Llesh Kimiku sajoi skenare me djegie makinash false e policë “të dhunuar” për të mbuluar frikën e shefit te tij të vetmuar. Pas grabitjes në Rinas, djegia e makinës false dhe policë “te dhunuar” është “suksesi” i dytë i Llesh Kimikut në 3 ditë. Parlament me vota false, qeveri false, kryeministër fals!Shteti i Ramës ka marrë fund! Ne jemi shumica morale dhe politike! Nuk ka kthim pas!", shkruan Bardhi në një postim në rrjetet sociale.
Pesë efektivë të policisë mbetën të lënduar, ndërkohë që disa prej tyre pësuan djegie në fytyrë si pasojë e hedhjes së kapsollave nga ana e militantëve të PD-së.
G.M./er.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3116
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Avokati: Do apo nuk do Bardhi tani, do ta çojë para drejtësisë Flamur Nokën!
11 Nëntor, 18:25
-
Të gjithë me sytë nga buxheti/ Votimi maratonë javën e ardhshme! PS s’do asnjë mungesë, PD protestë para Kuvendit
11 Nëntor, 16:48
-
Skënder Minxhozi: Kur humbesh pas detajeve e harron pyllin
4 Nëntor, 20:53
-
Alba Malltezi: Para BE-së po tregojmë se jemi armiq të përbetuar të vetvetes
31 Tetor, 14:52
-
Arrestimi i Çyrbjes, Bardhi akuza Ramës: Qeveris me krimin! Basha: Mbështesim SPAK, vetting për politikanët
21 Tetor, 11:08
-
Dosja 'Babale'! Pamjet e turpshme, Salianji në Apel me grup deputetësh demokratë presion gjyqtarëve para vendimit! Prokurori kërkon 1 vit burg, avokatët pafajësi! Gjykata vendos më 26 shtator
20 Shtator, 10:42
-
DYSHIMI/ Gazmend Bardhi gënjeu publikisht në Kuvend për bisedat SKY ECC! Lexon pjesë sikur janë të vitit 2023, por EUROPOL thotë se operacioni u bë më 2021
12 Shtator, 13:38
-
12 drejtuesit e Berishës ngjallin pakënaqësi! Harxhi: Turp që s'ka asnjë grua! Spaho gënjehet nga Noka
5 Shtator, 14:12
-
Ylli Pata: Zbutja e 'tigrave' opozitar që desh bënë namin një vit më parë
30 Gusht, 20:20
-
Cili Bardh gënjen? Ai që akuzon Nokën si të lidhur me një trafikant droge, apo ai që akuzon sot prokurorët e SPAK?
2 Gusht, 13:09
-
Fondet IPARD/ PS s’flet pa provat e BE-së! PD ‘zhurmë’ për mocion, por braktis interpelancën
18 Korrik, 17:31
-
Shfuqizimi i dispozitave për Komisionet Hetimore, Bardhi: Mazhoranca e ka bërë rregull shkeljen e Kushtetutës! Është asgjësuar institucioni i Presidentit
10 Korrik, 13:31
Rrugac,vrases i endrres sone,njeri ordiner.I kw gjare tet eti.Ai qe kriminel gjakftohtw,prandaj e zhduku Sala dhe mire ia beri.Turp te te vije.
PërgjigjuLili By...q.ri! Vrases është ai Sala yt! Po mirë beni qe flisni......derisa i paafti Rama jua lejon!