PD: Zjarret nxorën në pah propagandën e qeverisë, na la me një helikopter

PD: Zjarret nxorën në pah propagandën e qeverisë, na la me një helikopter

Partia Demokratike bën sërish përgjegjëse qeverinë për situatën e shkaktuar nga zjarret në vendin tonë. Deputetja e demokratëve Grida Duma thotë se  keqmenaxhimi, paaftësia dhe korrupsioni janë elementët që situata e zjarreve dhe fatkeqësitë e tjera natyrore kanë nxjerrë përherë në pah.Duma shkruna se propaganda e paguar me taksat e qytetarëve ndër vite nuk fshehin dot as dështimet e qeverisë.

 "Keqmenaxhimi, paaftësia, shpërdorimi i detyrës, korrupsioni janë elementët që fatkeqësitë natyrore kanë nxjerrë përherë në pah, duke rrëzuar propagandën hileqare të regjimit. Sot, Shqipëria ka mbetur vetëm me një helikopter për shuarjen e zjarreve dhe një tjetër që përdoret për shëtitjet e Edi Ramës. Korrupsioni që ka shkrumbuar financat e shtetit i ka lënë qytetarët dhe pasuritë natyrore pa mbrojtje, ndërsa punonjësit e emergjencave civile dhe forcat e ushtrisë detyrohen të përballen me zjarrin me mjete rrethanore. Mashtrimet e përsëritura ndër vite dhe propaganda e paguar me taksat e qytetarëve nuk fshehin dot as dështimet, as dëmet që modeli  korruptiv i ndërtuar nga Edi Rama po i shkakton vendit. Nëse ky model nuk ndëshkohet, Shqipëria do të lëngojë nga kriza në krizë për shkak të një pakice që punon vetëm për veten, jo për shqiptarët", shkruan Duma.

Shumica e zjarreve ne vend janë të qëllimshme dhe për disa prej tyre janë arrestuar edhe autorët përgjegjës. Aktualisht në vend vatrat më problematike janë ato në Dukat dhe Karaburun në Vlorë dhe zjarri në Majën e Rrunës në Kukës. Në Karaburun dhe Dukat prej orës 06:00 të mëngjesit ka ndërhyrë për vënien nën kontroll të flakëve edhe helikopteri holandez, ndërsa pritet të ndërhyhet nga ajri edhe në Kukës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/08/2021 23:31

    Ju ishit disa here ne pushtet qe nga 90' e ketej.Mire qe helikopteret e Xhaxhit i cuat per skrap dhe perlate parate,por pse nuk blete nje ose dy helikoptere te tjere qe t'i kishim tani ne keto kohe zjarresh?! PS te blinte te sajat dhe ju tuajt.

    Përgjigju
  • Sifi: 08/08/2021 09:58

    Opozita ka te drejte te bej kritika per qevetone por duget te dihet dhe se ne cfar gjendje ishin emergjencat civile kur ishte PD .As makiba ,as helikopter dhe zjarrfiksut pa paisjet e duhura.Per vet terrenin malor per emergjencat duhet te jene ne gatishmeti te pakten tre helukopter per shuarjen e zjarreve .Paguajme sot qe neser te shpetojme pasurine shtetrore dhe private.Dora kriminale e zjarrvenies do keputyr me ligjin.Jo vetem te denohen penalisht zharrvenesut por te cdemtojne ate krim qe kane bere.

    Përgjigju
    • Ore Sifi: 08/08/2021 16:36

      Po Ps ka 10 vjet ne pushtet apo perseri fajin e ka Saliu. Ytttt kellira

  • i Pandehuri Berisha: 08/08/2021 08:56

    Ne fakt ka te drejte PD! Edhe per zjarret ne Greqi ka faj qeveria, edhe per ato ne Spagne, jemi qe jemi per te gjitha zjarret ne bote ka faj qeveria.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri

112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri