Partia Demokratike ka akuzuar Sali Berishën dhe Edi Ramën se janë persona që nuk duan që Komisioni hetimor për inceneratorët të hetojë deri në fund dhe për këtë arsye e sulmojnë.
PD thotë se këto sulme nga një person 'non ngrata' nuk do të pengojnë zbardhjen e së vërtetës.
'Non Grata vazhdoi dje sulmet kundër Komisionit hetimor të inceneratorëve. Ata duan të mbrojnë njëri-tjetrin. Komisionin Hetimor për inceneratorët, ka zbardhur të vërtetën mbi vjedhjen e 430 milionë euro. Vazhdojnë ta sulmojnë: Nga një anë Rama dhe PS. Nga ana tjetër LSI dhe Berisha. Të tre i lidh i njëjti hall: Këta nuk duan që Shqipëria të ndryshoj",shkruan PD.
PD iu përgjigjur sulmeve që Sali Berisha bëri PD dje nga Lushnja dhe Shkozeti i Durrësit por dhe komisionit hetimor, duke thënë se si PD dhe PS po bashkëpunojnë që të mos zbardhet afera e vërtetë e inceneratorëve.