TIRANE – Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) reagoi sot ndaj “ndërhyrjes në punët e brendshme të Shqipërisë, nga zëvendësministri i Jashtëm grek, për çështjen e censusit, në prani të përfaqësuesve të lartë të mazhorancës dhe opozitës shqiptare”, thuhet në një komunikatë për shtyp.
Përpara pak ditësh, zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Dollis, gjatë një aktiviteti të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, deklaroi ndër të tjera se censusi i popullsisë nuk arriti të kryejë atë që kërkonte minoriteti dhe se duhet doemos të rehabilitojmë këtë boshllëk të lënë si pasojë e veprimeve të qarqeve nacionaliste.
Sipas PDIU, “këto deklarata janë të papranueshme, aq më shumë kur bëhen në prani të përfaqësuesve të lartë të mazhorancës dhe të qeverisë. Mënyra se si do të kryhet procesi i censusit në Shqipëri, është një çështje e brendshme e shtetit shqiptar, në respektim të plotë të Kushtetutës, e si pasojë të të gjitha traktateve ndërkombëtare, përfshi dhe traktatet për mbrojtjen e minoritetit”.
Zyrtarët e shtetit grekë “janë të fundit që mund të akuzojnë PDIU-në për qëndrime shoviniste, aq më tepër ndaj vëllezërve tanë minoritar, të drejtat e të cilëve janë të garantuara nga shteti shqiptar dhe të mbështetura nga PDIU”, vazhdon më tej deklarata.
Deklarimi i Dolis tregon qartazi “ëndrrat irredentiste të Athinës zyrtare. Kjo, pasi autoritetet greke, nëpërmjet z. Dolis po pranojnë zyrtarisht që qëllimi i tyre nuk ishte deklarimi i lirë i kombësisë nga minoritarët, por qëllimi i tyre ishte deklarimi i rremë si grekë, i shqiptarëve që për arsye të përballimit të jetës kanë marrë pensione nga Greqia, ose kanë leje qëndrimi të dhëna nga shteti grek”.
Deklarata e PDIU përfundon me një thirrje për INSTAT “që të publikojë të dhënat e kombësisë së censusit, në përputhje të plotë me amendamentet e PDIU-së, që ndalojnë çdo formë abuzimi me kombësinë”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com