PDIU, Idrizi: Grekët fryhen si gjela për detin, qeveria dhe opozita shqiptare heshtin

TIRANË-Nga Këshilli Kombëtar i PDIU, Shpëtim Idrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe opozitës për marrëdhëniet me Greqinë. Sipas tij, politika shqiptare ndaj fqinjit ka qenë vasale. Ai u shpreh se askush nuk foli nga qeveria dhe opozita shqiptare pas deklaratave të Ministrit të Mbrojtjes të vendit fqinj se Greqia do të zgjerojë ujërat territoriale. Në fund të fjalës së tij ai ka paralajmëroi se PDIU do të dalë e vetme në zgjedhjet lokale të 2019.

E patë si fryhen gjelat e Greqisë. Nuk flet as Presidenti, as kryeministri dhe as Ministri i Jashtëm dhe as këta të opozitës. E çuditshme, por nuk flet askush. Ne jemi ende në luftë me Greqinë. Këta po na marrin detin, pasuritë, miliarda dollarë të naftës dhe ne kemi hallin që të mos mërzitet Kotzias. Politikë vasale ndaj Greqisë, nuk kemi këllqe që të mbrojmë dinjitetin tonë dhe jo më të na shkojmë mendja për ndonjë pretendim territorial. Fundi do të jetë turpi i tyre politik, por jo kombëtar. Ne e dinim që Greqia do të bënte gjithçka për të na lënë jashtë parlamentit.

Shpëtim Idrizi

Ministri grek i Mbrojtjes gjatë fjalës së tij nuk ka specifikuar se për cilat territore bëhet fjalë, ndërsa deklarata e tij vjen në një moment që Athina zyrtare është në bisedime me Shqipërinë për kufirin detar dhe zonat ekonomike. Referuar deklaratave të ministrit Kotzias pak javë më parë, marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar pritet që të arrihet brenda qershorit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë