TIRANË- Edhe pse policia nuk iu dha leje për shkak se vendi është në kohë pandemie, PDIU dhe Vetëvendosje nuk u tërhoqën, por e pritën me protesta ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias. Kishin paralajmëruar se do të ishte një tubim paqësor, por nuk munguan momentet e tensionit mes protestuesve dhe policisë. Për pasojë uniformat blu njoftuan zyrtarisht se u vunë në hetim 18 persona, mes tyre tre organizatorët Shpëtim Idrizi, Mesila Doda dhe kreu i VV, Boiken Abazi.

Momenti kyç i kësaj proteste ishte kur vetë kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi qëlloi me shishe eskortën e ministrit grek Nikos Dendias. Ai e cilësoi si një veprim emocional, por që është shumë i vogël, krahasuar me atë që ka bërë Greqia para Shqipërisë. Madje shtoi se do "donte që t'i kishte rënë në kokë ministrit të Jashtëm".

I gjithë thelbi i protestës ishin akuzat që Idrizi bëri në drejtim të kryeministrit Edi Rama se po ndjek axhendën e Greqisë, dhe ka harruar ligjin e luftës, çështjen e detit dhe Çamërinë. "Nga kalorësi i Çamërisë, u kthye në kalin e Trojës së Greqisë. Sot ka avancuar vetëm axhenda greke", tha mes të tjerave Idrizi, megjithatë kjo akuzë mori një përgjigje nga Rama në konferencën për mediat që pati me Dendias, ku tha se bisedimet për heqjen e ligjit të luftës janë në drejtime shumë pozitive.

Protesta e PDIU-së nisi të Ministria e Jashtme, pak para takimit të Dendias me homogolun e tij, Gent Cakaj. Protestuesit u nisën për në kryeministri, por më pas u ndaluan në komisariatin numër 1 në Tiranë, për të kërkual lirimin e protestuesve të shoqëruar, të cilët sipas Idrizit ishin 26 dhe të gjithë ishin anëtarë të Shoqërisë Çamëria. Për këtë, Idrizi hodhi akuza në drejtim të policisë duke thënë se është protesta ku policët janë sjellë më keq dhe i kërcënuar ato se i mban mend fytyrë për fytyrë dhe do mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:40
PDIU: Rama nuk i shpëton dot Çamërisë me 'efkaristo' dhe 'ejvallah'! Lironi 26 protestuesit

1603189722_IDRIZI22.jpg

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ka bërë thirrje policisë që të lirojë 26 anëtarët e shoqatës “Çamëria”, që u shoqëruan pas protestës së ditës se sotme, teksa ka theksuar se sot u vërtetua sipas tij që Rama po ndjek axhendën e Greqisë. Referuar falenderimeve në dy gjuhë, greqisht dhe turqisht që Rama bëri në fund të konferencës me ministrin Nikos Dendias, Idrizi tha se " Kryeministri nuk i shpëton dot Çamërisë me 'efkaristo' dhe 'ejvallah'.

"Dhuna e paprecedentë, ndalimi i tubimit dhe shoqërimi në komisariat i 26 protestuesve të PDIU-së dhe Shoqatës “Çamëria” tregoi edhe njëherë që Qeveria ndjek axhendën greke dhe jo atë shqiptare. Vizita e ministrit të jashtëm grek në Tiranë, Nikos Dendias nuk mund të heqë Çamërinë nga axhenda shqiptare.

Shqiptarët e Çamërisë kanë 76- vjet që protestojnë ndaj genocidit më të ashpër në ballkan, ku forcat Zerviste vranë dhe masakrauan një popullsi të tërë. Absurdi i sjelljes së policisë politike për të ndaluar protestën e sotme, na kujton dhunën e ushtruar  të vitit 2004, kur burra pleq u gjakosën në dyert e parlamentit shqiptar, për rezolutën e çështjes çame. Ne nuk na ndal dot askush në betejën tonë që shteti shqiptar të sillet me Greqinë me dinjitet, reciprocitet dhe dije.

Askush nuk mund të ndalë kërkesat tona të kahershme për zgjidhjen e çështjes çame, heqjen e ligjit të luftës, mosfaljen e asnjë cm2 tokë e det të shqiptarëve, mosbërjen e një censusi antishqiptar. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e nisi mandatin e tij si kalorës i Çamërisë dhe e përfundoi Kali i Trojës së Greqisë. Atë nuk e shpëtojnë nga Çamëria, as fjalët e tij në greqisht apo turqisht, as ylli komunist. Ai sot duhet të ishte shqiptar dhe vetëm si shqiptar mungoi. Ne i bëjmë thirrje policisë politike të lirojë menjëhërë 26 protestuesit, të cilët sot tubuan për interesin kombëtar të Shqipërisë", shkruan Idrizi. 

Ora 13:18
Idizi: Lajmin se jam vënë në hetim nga policia po e mësoj tani nga mediat! Të na thonë se ku i mbajnë 26 të shoqëruarit

1603188417_IDRIZI.jpg

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka deklaruar se informacionin se është vënë në hetim nga policia e ka marrë nga mediat, ndërkohë që thotë se nuk ka ende asnjë njoftim se ku janë 26 protestuesit e shoqëruar.

"Jam këtu me një përgjegjësi shumë të madhe për të kërkuar djalin e asaj nëne atje, asaj jam shumë i detyruar dhe ndërkohë që kërkojmë se ku janë policia në bën njoftim se jemi proceduar penalisht. Të na thotë se ku janë 26 personat e shoqëruar", thotw Idrizi. 

Ora 13:12
Qëlloi me shishe eskortën e ministrit grek/ Idrizi: Do doja që ta zinte në kokë meqë ishte vapë

E konsideroi si një veprim emocional që nuk duhet ta bënte, por thotë se përballë asaj që Greqia u ka bërë shqiptarëve dhe asaj që policia po u bënte protestuesve, ai veprim ishte e pakta që mund të bënte.

"Ju e shihni ne do të ndjekim gjithë rrugën ligjore, mënyra tinzare e disa djemve të veshur me uniformë policie, më kujton dhunën e anëtarëve të shoqatës Camësia në 1994. Nuk e pranoj dot që vendi të ketë arritur deri në këtë pikë, ne me Greqinë duhet të diskutojmë, të drejtat e shqiptarëve n Greqi, çështjen came, heqjen e ligjit të luftës, . Ka qenë një veprim emocional që nuk duhet ta kisha bërë, po ju them nga mënyra se si po sillet Greqia me ne dhe policia shqiptare me ne, ajo ishte gjëja më e pakët që mund të bënim. E papranueshme se si mund të t'i thonë një cami harrojeni çështjen came, ju nuk ekzistoni,nuk mund t'i harrojmë shtëpitë tona, vatanin tonë. Përballë këtij terrori dhe pamundësinë për të protestuar nga e drejta që na jep nga Kushtetuta, do doja që ta zinte në kokë meqë ishte vapë", tha Idrizi.

Ora 12:50
Protesta e PDIU, 18 persona nën hetim, mes tyre Mesila Doda, Shpëtim Idrizi e Bojken Abazi!

18 persona nën hetim për protestën e zhvilluar te Ministria e Jashtme, mes tyre 3 organizatorët, Mesila Dona, Shpëtim Idrizi dhe Boiken Abazi i Vetëvendosjes. Të proceduarit nën hetim për pjesëmarrje të tubime të paligjshme, edhe për mosbindje të policisë. Ndërkohë, janë vendosur gjoba dhe për protestuesit që ishin pa maska. 

"Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, procedohen penalisht 18 shtetas, 3 prej tyre organizatorë të tubimit, për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë". Gjatë zhvillimit të tubimit, Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimin, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi po zhvillohej në kundërshtim me masat anticovid. Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht 3 organizatorët e tubimit Sh. I., M. D., B. A. dhe 15 shtetas të tjerë. Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë i kanë vendosur masat administrative përkatëse (gjobë), shtetasve që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse. Policia e Tiranës apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat parandaluese anticovid dhe iu bën thirrje të gjitha subjekteve politke të mos organizojnë tubime dhe grumbullime duke shkelur protokollet e sigurisë në dëm të shëndetit të qytetarëve", njofton Policia.

Ora 12:32
Pasi qëlloi me shishe policinë, Idrizi: Kjo është protesta kur janë sjellë më keq! Do i mbaj mend emër për emër!

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se janë shoqëruar në polici 24 persona. Sipas tij, kjo është protesta kur policia është sjellë më keq.

"Kam pasur fatin që të kem qenë një nga studentët e dhjetorit dhe përpara kishim bishën komuniste kur njerëzit vriteshin për një fjalë goje, kjo është protesta kur policia është sjellë në mënyrën më të keqe. Me terror, janë arrestuar 24 protestuar për të protestuar për ministrin e jashtëm, është arrestuar Boiken Abazi që në fillim dhe ky terror nuk mund të kaloj kështu, do të marrim hapat ligjor, i jam drejtuar policisë duke u thënë jeni vëllezërit tanë, nuk kemi ardhur këtu, por për ministrin, atë shqiponjë që kanë në ballë mos të na e tregojnë ne.  Ky është një turp i policisë shqiptare, u kam thënë dhe ndjesë nëse i kemi shtyrë, në emër të tyre, do i mbaj mend emër për emër ata që kanë shkelur ligjin, nëse janë trima të tulen në jug ta kapin ata që djegin flamurin shqiptar, le të kapin hajdutët dhe vrasësit, dhe do merrem me ne që kërkojmë heqjen dhe ligjit të luftës. Turp për këtë polici, në emër do i shkoj deri në fund sot e nesër, nëse jeni shërbëtor të krimit apo për një capë bukë më mirë hidheni atë kapele", tha Idrizi.

Ora 12:25
Protestuesi ndihet keq, i jepet ndihma e parë nga protestuesit e tjerë

Një nga protestuesit është ndjerë keq. Ai është rrëzuar në  rrugë, teksa protestuesit e tjerë i kanë dhënë ndihmën e shpejtë.

Ora 12:22
VIDEO- Momenti kur Shpëtim Idrizi qëllon me shishe në drejtim të eskortës së ministrit grek: Do doja që ta zinte në kokë meqë ishte vapë

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi qëllon me shishe uji në drejtim të eskortës së ministrit grek. Ai e quajti veprim emocional, por thotë se përballë asaj që Greqia u ka bërë shqiptarëve dhe asaj që policia po u bënte protestuesve, ai veprim ishte e pakta që mund të bënte. "Përballë këtij terrori dhe pamundësinë për të protestuar nga e drejta që na jep nga Kushtetuta, do doja që ta zinte në kokë meqë ishte vapë", tha Idrizi mes të tjerave. 

Ora 12:12
Protesta e PDIU zhvendoset në Kryeministri/ Idrizi: Rama nuk ka këllqe t'i thotë ministrit grek të heq ligjin e luftës

Protesta e PDIU do të zhvendoset në Kryeministri. Thirrjen e bëri kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

"Iku si zotëri me 12 milje e ruajtën, tani na bllokojnë neve këtu, s’ju vjen turp! Ky është Absurdi i një policie që na ka rrethuar neve këtu. Bravo i qoftë, e ruajtën se do e gjuanim ne me fjalë ministrin grek, nëse jeni trima dh e keni shqiponjën në ballë ikni e kapni ata të Vorio-Epirit. Kur na bllokon Greqia neve në kufi, ikni dhe ju e bllokoni grekët, po turp ju qoftë! Kjo është policia tërësisht politike. Ne do i tregonim atë që s’ka këllqe Rama, që Greqia të heqë ligjin e luftës e të pranojë gjenocidin ndaj shqiptarëve. Tragjedia e Camërisë është ndër më të egrat.  Nuk e harrojmë amanetin e as të vrarët e trojet tona, ta harrojnë të gjithë ndac i gjatë e ndac i shkurtër, se vetëm këtu hajdutët matet me metra. Po bëhet axhenda e Greqisë. E nxorën Shqipërinë me 9 minoritete, e kanë bërë cencusin me deklarim. Edhe vendimi i qeverisë se me 1% të popullsisë mund të kërkojnë tabela dy gjuhëshe. Zonat minoritare vendi i ka njohur që në kohën e e Zogut.  Shqipëria ka marrë vetëm një gjë nga Greqia, vetëm vulën apostile. Për shqiptarët që janë atje, s'u kujtua njeri. Prandaj ne për këto donim të protestonin, kjo revoltë u shtua nga përdorimi politik i policisë, i kërkoj ndjesë që kam, e mbrojtën nga ne dhe nga fjalët tona ministrin e jashtëm të Greqisë. Ky është turpi i radhës. Do zhvendosemi kudo që do kemi mundësi.  E turpshme ndalimi i anëtarëve të shoqatës Çamëria. Do shkojmë në komisariat për të kërkuar lirimin e të shoqëruave. Nëse ka ndonjë për t'u kap duhet të isha unë se unë po shtyja içik", tha Idrizi.

Ora 12:06
Polici me megafon bën thirrje për shpërndarje/ Idrizi: Mbylle! Mos e lodh më zërin se e ruajte grekun prej nesh

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka pasur një acarim në momentin që policia bëri thirrje me megafon për shpërndarje.

"Mbylle! Mos e lodh më zonin se e ruajte grekun prej nesh. E bëre detyrën", i tha Idrizi policit.

Ora 11:46
Sërish tension te Ministria e Jashtme/ Idrizi- Policisë: Ju e ruajtët ministrin e jashtëm të mos na shihte ne! Janë shoqëruar 22 protestues çam

Sërish përplasje te Ministria e Jashtme, Tension me Policinë. Idrizi ka deklaruar se janë shoqëruar 22 protestues, që janë çam.

"Deri tani janë 22 të shoqërua dhe nuk i kuptoj se ça bënë këto 22 veta dhe në këto kushte më vjen sot që nuk jam me ata atje. Megjithatë, ne jo vetëm do interesohemi, por po e shtojnë turpin me shoërimin e djemve dhe nuk di të kenë shkelur ligjin. Ato që janë shoqëruar janë cam, u them hajdemi të bëhemi bashkë për të drejtat tona dhe për ata që janë shoqëruar. Asnjë nga ju nuk e tërheq vëmendjen kur Rama në Greqi merr përsipër që censusin e ardhshëm do e bëjë me vetë deklarim. A e ruajtët ministrin e jashtme që të mos na shihte ne", tha Idrizi.