PDIU: Qeveria të ndihmojë
peshkatarët e Sarandës në Jon

PDIU: Qeveria të ndihmojë <br />peshkatarët e Sarandës në Jon
TIRANE – Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) i kërkoi sot qeverisë që të ndërhyjë për t’i ardhur në ndihmë peshkatarëve të Sarandës të cilët nuk lejohen nga marinarët grekë të peshkojnë në ujrat tona territoriale. Sipas PDIU, policia greke i referohet hartave të marrëveshjes së rrëzuar detare.

Këto veprime krijojnë një dëm ekonomik për vendin tonë, theksoi PDIU, dhe përbëjnë një cenim të territorit shqiptar. “Ne reaguam ndaj veprimit të policisë serbe e cila rrëmbeu kufitarët kosovarë brenda territorit të Kosovës, por dhe në veprimin e policisë detare greke ka ngjashmëri. Ata, megjithëse udhëhiqen nga vendimmarrrës politikë, ndoshta nuk duan të njohin vendimin e fundit të Gjykatës sonë Kushtetuese. Me një fjalë ata ndoshta nuk duan ta pranojnë se kufiri mes dy vendeve nuk është ai që ata duan”, lexohet në një deklaratë të PDIU.

Ajo kërkoi fillimin e negociatave për të zgjidhur problemin e peshkatarëve. “Kjo që ne kërkojmë është një veprim normal në probleme të ngjashme midis vendeve fqinjë në det. Ne duam që palës greke t’i kërkohet ndalimi i kërkimit në det në zonën afër Shqipërisë, derisa të arrihet një marrëveshje e re detare”, thekson PDIU.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj

Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj