TIRANË - Projekti maqedonas për devijimin e lumit Radika dhe Vjosa dhe për ndërtimin HEC-it në Fushën e Lukovës, ka sjellë edhe reagimin e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Kjo e fundit, i bën thirrje qeverisë shqiptare që të dëgjojë zërin e banorëve të Dibrës së Madhe dhe Dibrës së Vogël, të mbarë trevës historike shqiptare, që kërkon të ndalohet loja mbi devijimin e Lumit Radika.
“Devijimi i këtij lumi do të sillte dëme të mëdha në ekosistem, do të dëmtonte rëndë ekonominë e shqiptarëve të krahinës historike të Dibrës dhe do të dobësonte edhe burimet energjetike të Shqipërisë. Në asnjë këndvështrim, një akt i tillë nuk është në dobi as të Shqipërisë, e as të shqiptarëve në trojet tona kombëtare”, ka bërë të ditur PDIU.
Njëkohësisht, PDIU i ka bërë thirrje palës shqiptare që të jetë e kujdesshme me propozime të njëjta që vijnë nga Greqia në lidhje me devijim të burimeve të Vjosës ç’ka do të sillte një katastrofë të papërshkrueshme në vendin tonë.
“Shqipëria ka të drejtën absolute, të padiskutueshme dhe të patjetërsueshme, sipas konventave ndërkombëtare që t’i thotë jo një akti të tillë. Këtë të drejtë, vendi ynë duhet ta përdorë.
Le t’i lëmë lumenjtë aty ku i ka vënë Zoti, në dobi të kombit dhe shtetit tonë e të mos ua falim ndërhyrjeve të huaja në dëm të Atdheut dhe shqiptarëve!”, thuhet në deklaratën e bërë nga PDIU.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com