PDIU: Situata në vend po mbërrin nivele absurde, thirrje prokurorisë të dalë nga vetëizolimi

PDIU: Situata në vend po mbërrin nivele absurde, thirrje prokurorisë të dalë nga vetëizolimi

Foto nga postimi i PDIU-së

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar përmes një deklarate lidhur me situatën në vend pas shfaqjes së COVID- 19.

Përmes deklaratës ata shprehen se numri i të infektuarve sot ka arritur kulmin dhe se prej 7 javësh izolim, shqiptarët do duhej të kishin mbyllur edhe numrat e vegjël me të cilat situata u paraqit që në fillim.

Gjithashtu kanë shtuar se gjatë situatës, e cila rëndohet akom aedhe më shumë abuzimet vazhdojnë të rriten.

Përmes deklaratës  i është bërë thirrje Prokurorisë të dalë nga vetizolimi dhe të hetojë, pasi niveli i absurdit të situatës dhe dëmi në ekonominë shqiptare po çon vendin drejt falimentit.

Postimi i plotë:

Sot numri i të infektuarve arriti shifrën më të lartë përgjatë këtyre 7 javëve. Pas 7 javësh izolim shqiptarët do duhej të kishin mbyllur edhe numrat e vegjël me të cilat situata u paraqit qysh në fillim. Të infektuarit vijnë nga lënia hapur e fasonerive dhe nga shpërndarja në burgje, të cilat janë përgjegjësi direkte e qeverisë.

Rregjimi i Facebook-ut që nuk linte orë pa dalë në media për ti treguar shqiptarëve malet me të vdekur e të tmerronte fëmijë e të moshuar, ka ditë që hesht e nuk thotë asnjë fjalë për vendimet personale, për lënien hapur të fasonerive dhe call-centerave.
Në kohën kur në shtëpi mbylleshin të moshuar e fëmijë, burra e gra që mundet edhe të kishin vende pune me shumë pak njerëz, rregjimi lejonte që qindra vetë të punonin në kushte ku nuk sigurohej asnjë mundësi distancimi.

Situata rëndohet edhe më shumë nga shtimi i ritmit të vjedhjes përmes tenderave që shpallen secret, e ku letra higjenike po përbën një sekret të madh shtetëror. Abuzimet vazhdojnë të rriten ndërsa vendimarrja vazhdon të çorientoje cilindo qytetar të këtij vendi. Në ditët në vazhdim do kemi një komunikim të përditshëm e do denoncojmë çdo arbitraritet që rëndon në kurriz të shqiptarëve dhe bizneseve ne vend.

I bëjmë thirrje Prokurorisë të dalë nga vetizolimi dhe të hetojë, pasi niveli i absurdit të situatës dhe dëmi në ekonominë shqiptare po çon vendin drejt falimentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHPËTIM IDRIZ PIXGA: 26/04/2020 09:37

    O shpëtim bajga o bastard nga cili planet vjen ti o bajg. Po a shef ti a ke ti sy të shohësh se çfar ndodh nëpër Bot ? Apo ty stë shohin syt se do të vish në pushtet që të vjedhësh me të dy duart siç e ke në gen hajdutrin. Ti je pis se ti shite gjakun e çështjen çame për para o bajg.

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 25/04/2020 22:13

    Une jam Cam vete po ju jeni turpi I Camerise.ju jeni hajduti dhe llum bashke me Lsi dh PD.ik se na turperuat .e shitet camerin per dy poste te qelbur dhe ca tendera. E haruat gjakun e cameve .nuk na perfaqesoni ju ne .ka plot djem.e vajza Cameria ta perfaqesojn jo ju hajdute te qelbur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK