TIRANË­- Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka folur hapur lidhur me pretendimet e Ministrisë së Jashtme greke për emërimin e tij nënkryetar i Kuvendit por edhe  për dorëheqjen e kryetarit të PBDNJ e Vangjel  Dule nga ky post. Në çelje të fushatës së PDIU Idrizi tha se Vangjel  Dule nuk e do bashkëjetesën pasi nuk u kërkua dorëheqja e tij. 
 
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, tashmë në koalicion me partinë socialiste, ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 21 Qershorit. Gjatë fjalës së tij kryetari Shpëtim Idrizi ka siguruar mbështetësit e tij se nuk do të jenë kurrë një parti kalimtare por u nda në mënyrë të veçantë tek zhvillimet e fundit politike kur mori postin e nënkryetarit të kuvendit. Idrizi tha se Vangjel Dule nuk mund të pranonte dot një shqiptar të Çamërisë në një post të tillë ndaj dha dorëheqjen.

Kandidati I Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj e cilësoi vendimin më të mirë atë të emërimit të shpëtim Idrizit si nënkryetar I kuvendit. Zoti Veliaj tha se PDIU është bëri një zotim për komunitetin çam kur tha se në mbështetjen e parë të Këshillit Bashkiak do të vendoset që tiranë të ketë një shesh me emrin “Çamëria”.

Kryetari I PDIU Shpëtim Idrizi e ka konsideruar koalicionin politik ku bën pjesë një koalicion patriotësh fitues.


Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka startuar sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
 
Ndërsa përfaqësues të PDIU-­së kanë shpalosur para qindra mbështetësve programin e tyre elektoral dhe prioritetet e këtij programi, fjalën e ka marrë edhe kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj i cili theksoi se Patriotizmi na bën më tepër evropianë.
 
Ndër të tjera, Veliaj vlerësoi figurën e Shpëtim Idrizit, si kreu i PDIU, me të cilin Veliaj u shpreh se kanë bërë shumë për emigrantët.

Krenar që parlamenti ka një nënkryetar si Shpëtim Idrizi. Fitorja e koalicionit tonë është e sigurt në 21 qershor. Ne jemi krenar që duam Shqipërinë dhe jemi patriot. Dashuria për vendin dhe patriotizmi na bëjnë Europianë. Të kemi sheshin “Çamëria” siç duhet ta ketë Tirana jonë. Sheshi “Çamëria”, të jetë fillimi dhe jo fundi i punës sonë. Edhe 4 javë për të marrë bekimin e qytetarëve për zgjedhje.”- tha Veliaj.

Deputeti i PDIU-­së, Tahir Muhedini tha gjatë fjalës së tij se kandidatët për këshilltarë të PDIU­së kanë një program dinjitoz, ndërsa theksoi se shteti e ka detyrim të angazhohet për çështjen çame.
 
“Shteti e ka detyrim të angazhohet për çështjen çame”. Këshilltarët tanë, program dinjitoz. Jemi forca e katërt politike në Shqipëri. Pesha jonë buron nga amaneti i të parëve”, tha Muhedini, duke u kërkuar qytetarëve të votojnë numrin 34, PDIU­-në.

Edhe deputeti tjetër i PDIU-­së për qarkun e Elbasanit, Aqif Rakipi vlerësoi programin e kandidatëve për kryetar bashkish dhe të kandidatëve për këshilltarë. Ai tha se në këto zgjedhje, PDIU shkon ballëlartë me vajzat dhe djemtë më të mirë.
 
“Falënderoj Peqinin, qytetin tim të lindjes që më ka mbështetur gjithmonë. Elbasani ka qenë surpriza e zgjedhjeve të kaluara. Në zgjedhjet e 21 qershorit shkojmë
ballëlartë me vajzat dhe djemtë më të mirë të Elbasanit”, u shpreh Rakipi.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)