PDIU, Tahiri: Gjuha shqipe të
futet zyrtarisht në shkollat greke

PDIU, Tahiri: Gjuha shqipe të <br />futet zyrtarisht në shkollat greke
TIRANË - Deputeti i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet Dashamir Tahiri nëpërmjet një deklarate për mediat kërkon që Qeveria Greke të ndjekë shembullin e asaj Italiane dhe të mundësojë mësimin e gjuhës shqipe në shkollat greke.

Sipas tij, aprovimi i qeverisë italiane parashikon ndër të tjera, mundësinë e mësimdhënies në shkolla, të përdorimit në zona juridike, përveç shpërndarjes së programeve kulturore dhe nëpërmjet mjeteve kryesore të komunikimit dhe duke u bazuar në këtë vendim, në shkollat italiane së shpejti do të jetë e mundur të mësohet edhe gjuha shqipe.

“Në këtë prizëm kërkojmë që edhe fqinji tjetër i yni, Greqia të ndërmarr hapa konkret, edhe për të treguar këtë vullnetin e mirë që gjithmonë e pretendon nga Qeveria Shqiptare për të aprovuar bazën ligjore dhe aktet e tjera nën ligjore të nevojshmë për të bërë realisht të implementueshmë Kartën Europiane të Gjuhëve Rajonale ose Minoritare. Kërkojmë këtë ratifikim nga qeveria greke si një përmbushje formale e përmbajtjes së Kartës. Kjo do të bënte të mundur mësimin e gjuhës shqipe prej qindra mijëra fëmijëve të emigrantëve shqiptar që jetojnë dhe banojnë në Greqi prej vitesh. Gjithashtu do të bënte të mundur për të dal nga situate e frikës dhe do të mundësonte përdorimin e gjuhës shqipe edhe për mijëra çam të Çamërisë që vazhdojnë të jetojnë në trojet autoktone të tyre dhe mijëra arvatinas kudo që jetojnë në territorin e Greqisë”, tha Tahiri.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate