PD-ja ende larg kuotës së 2013-ës

PD-ja ende larg kuotës së 2013-ës

Berisha dhe Basha

Ka më se gjashtë muaj, që PD-ja e sulmon PS-në për imunitetin politik që i dha Saimir Tahirit, i cili po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për bashkëpunim me një grup trafikantësh të drogës dhe që është akuzuar nga PD-ja për lejimin e përhapjes së kultivimit të saj nga Lazarati, në të gjitha skërkat e Shqipërisë (madje edhe pranë aeroportit ndërkombëtar të Rinasit).

Ka disa muaj që PD-ja po e sulmon qeverinë socialiste për tarifën e "Rrugës së Kombit" dhe taksat e biznesit të vogël. Madje, ajo zhvilloi dhe një fushatë të mosbindjes civile kohët e fundit.

Ka disa javë që PD-ja po sulmon ministrin e Brendshëm, Xhafaj për mbrojtjen nga ekstradimi, që sipas saj, i ka bërë vëllait të tij, të dënuar me vendim të formës së prerë para pesë vjetësh në Itali, për trafik droge në bashkëpunim.

Ka disa javë që PD-ja, pasi zhvilloi Kuvendin e saj statutor, po mundohet t'u mbushë mendjen përkrahësve se partia do të jetë tani më e hapur dhe më demokratike, (Kryetari nuk do të mund t'i bëjë më listat e kandidatëve për kryebashkiakë dhe deputetë sipas tekave të veta).

Të gjitha këto aksione politike do të duhej t'i rrisnin ndjeshëm kuotat e PD-së në opinionin publik (në krahasim me kuotat e saj tejet të ulëta në zgjedhjet e vjetshme). Por a ka ndodhur kështu?

Sipas një sondazhi që zhvillova gjatë fundjavës, për një revistë që botohet këtu në anglisht, rezultoi se numri i përkrahësve të PD-së ka pësuar një rritje statistikisht domethënëse, krahasuar me numrin e atyre që e votuan atë në zgjedhjet e vjetshme (shihni grafikun shoqërues). Por sidoqoftë, ajo mbetet ende larg kuotës së 680 mijë votave, që mori koalicioni i djathtë në 2013-ën. Dhe kjo ndodh kur të gjitha partitë e tjera regjistrojnë rënie domethënëse të përkrahjes.

Një problem i madh për PD-në (që zbulon analiza e hollësishme e përgjigjeve në sondazhin e sipërcituar) është ai i mostërheqjes drejt saj të votuesve të partive të vogla. Partitë e vogla (PDIU, LIBRA, FRD, SFIDA, PSD, etj.) morën plot 145 mijë vota vjet, ndërsa sot kanë vetëm 60 mijë përkrahës. Pra, një pjesë e mirë e 85 mijë votuesve të larguar nga partitë e vogla nuk janë gati të votojnë sot për PD-në, si partia kryesore e opozitës.

Gjithashtu, PD-ja nuk është në gjendje të tërheqë në mënyrë masive zgjedhësit e djathtë që nuk morën pjesë në votim vjet. Mos të harrojmë, se asaj iu larguan vjet plot 220 mijë votues të djathtë (në krahasim me 2013-ën).

Sipas sondazhit, rreth 160 mijë votues janë sot të lëkundur (mes votimit dhe mosvotimit). Por ndër ta, vetëm rreth 20 mijë votuan vjet për PD-në. Ndërsa rreth 140 mijë të lëkundurit e tjerë votuan vjet për partitë "e majta" (PS, LSI, PDIU, PSD, LIBRA, SFIDA, etj.), ose nuk votuan fare.

Duke përmbledhur, mund të thuhet se PD-ja ka njëfarë rritje (në krahasim me kuotën e ulët që regjistroi në zgjedhjet e vjetshme), por duket ende shumë larg kuotës së 2013-ës.../ AFP


Grafiku 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • armandi: 16/05/2018 07:40

    Akoma mereni me kete ,ajo ka avulluar me kohe , eshte kethyer ne nje organizate ,bashibozukesh , skuthash ,qe po hane njeri tjetrin dhe bejne zhurme per te tjeret . Populli do alternative , po kush do t'a beje ate ?!!

    Përgjigju
  • Kamaleoni: 15/05/2018 18:02

    O zaloshnje kjo analiza jote eshte fiks analiza e 5 viteve te fundit ne shqiperi ku te gjithe merren me opoziten!! po ti kushtosh gjithe artikullin me konotacion negativ rritjes jo aq sa duhet PD dhe mos ti kushtosh nje fjali renies se PS tregon njeanshmeri te qarte... suksese ne analizat e tjera...

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 15/05/2018 13:57

    PD ka shku ne te Theodhoriut

    Përgjigju
    • Ruzhdikurani: 15/05/2018 20:11

      Po.sa.epaguam.qeveria.zalosjnjen

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Partia e Lirisë: Trafiku në Tiranë se qeveria çon miliona euro tendera, për rrugë që kanë nisur e s’dihet kur mbarojnë

Partia e Lirisë: Trafiku në Tiranë se qeveria çon miliona euro tendera, për rrugë që kanë nisur e s’dihet kur mbarojnë