PD-ja nuk ndryshon dot, sa të jetë 'Paria Blu'

PD-ja nuk ndryshon dot, sa të jetë 'Paria Blu'

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Partia Demokratike kur nuk reflektoi pas zgjedhjeve të fundit të përgjithshme dhe zgjodhi sërish Lulzim Bashën si kryetar do e ketë vështirë të ndryshoj ndonjëherë në udhë normale. Partia Demokratike kur nuk ndryshon edhe pas kthimit të Berishës dhe narracionit humbës të tij dhe, malit me probleme që ka me faktorin ndërkombëtar dhe aleatët klasikë të Demokratëve do e këtë të vështirë të krijojë një alternativë fituese. Më saktë, Partia Demokratike me aliazhin Berisha-Basha nuk do të ndryshoj sepse më interes për të gjithë strukturën e kësaj partie qëndrojnë interesat e tyre ose Parisë Blu sesa baza, që tashmë sheh përballë flirtet me PL-në (LSI) dhe mënyrën sesi i gjithë narracioni kërkon ndryshimin për interesa të vogla, veçse duke mos hedhur as edhe një hap për ta përligjur atë. 

Vetëm në Luftën e Dytë Botërore, kur politika tek ne ishte në nivele ideologjike jashtëzakonisht të dobëta, palët politike në Shqipëri nuk kanë luftuar kaq sesa tani. Për hir të së vërtetës, sot, nuk ekziston fare ideologjia. Me një ndryshim: lufta më e madhe bëhet tek njëra parti, ndarë copash, kurse tjetra vegjeton dhe arrin të bëjë vlerësime dhe projeksione fitore të qeta. Te PD-ja janë të gjithë kundër të gjithëve, e megjithatë, baza e duruar i përtyp dhe pret në mitingjet dhe aktivitetet, që shiten si protesta, të dëgjojë ndonjë gjë për ndryshimin apo të ardhmen e familjes së madhe demokrate, që tashmë e mban nën urdhëra “Paria Blu”.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, PD-së në ditët e fundit për rikthimin e gjykimit të çështjes së legjimitetit të grupit politik “Rithemelimit” në Gjykatën e Faktit, të dy palët politike “Blu” po përballen keqazi dhe pa asnjë shpresë shërimi. Akuzat ndaj njëri-tjetrit e kalojnë dhe po e harrojnë atë që thuhej po prej tyre se: Gjykata u manipulua në vendimin e saj nga Rama. Jo pak zëra mundohen ta trajtojnë si fitore të njërës palë mbi tjetrën, apo pabesi dhe ndikim të Socialistëve mbi vendimin, por publiku është i stërlodhur me një betejë absurdi ku nuk duket fundi dhe ku fyerjet, nëpërkëmbjet, të bërtiturat kanë zënë vend më shumë sesa arsyeja. 

Si ‘bekim’ ka ardhur kjo kohë për Partinë e Lirisë, ku me sa duket do të strehohen kandidatët e PD-së së “Rithemelimit” dhe ku kjo parti do ta përdori të forcojë domenin e saj në Këshillat Bashkiakë, ku do ketë numrat fitues. Askush nuk mund të llogaris megjithë pretimet e Metës se kjo parti në të ardhmen të mos shkojë në origjinë, e t’u bashkohet Socialistëve ndërkohë që njerëzit e primareve po mbajnë mbi supe veç pasojave të përçarjes dhe mungesën e një mbështetje deridiku nga qendra e mbetur e partisë, që më sa duket është investuar hapur për të përkrahur Berishën në çfarëdo që thotë.

A e ndryshon dot kjo PD-në? Jo derisa nga ana tjetër, Basha mban pas perdeve, të varur statusin e një kryetari si Alibeaj (Paçka se bardhi së fundi mëton se Basha është dorëhequr), kurse kandidatët e pjesës që ai përfaqëson, janë zgjedhur pa asnjë këshillim të përgjithshëm. Gjyqi i fundit është më i vogli hall që ka PD-ja. Halli më i madh është sesi t’u mbushet mëndja se janë thjeshtë pasojë e interesave të Parisë Blu, që është aq e kamur dhe e qetë sa edhe me 10 vjet në opozitë nuk u bën përshtypje asgjë. 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 08/03/2023 18:44

    Paria Blu … paria e leshit Marikes..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë