Arsyet sipas PD-së pse policia është politike: I bënë 'share' akuzave të Lleshajt kundër opozitës

Arsyet sipas PD-së pse policia është politike: I bënë 'share' akuzave të Lleshajt kundër opozitës

Partia Demokratike akuzon se Policia e Shtetit është kthyer në politike dhe po përdoret kundër opozitës. Për selinë blu, fakt për këtë është bërë shpërndarja (share) nga faqja zyrtare në Facebook e Drejtorisë së Policisë së Tiranës të fjalimit, sipas tyre, politik kundër opozitës të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në mbledhjen e Partisë Socialiste. Bëhet fjalë për takimin në Shkodër dje, ku u zhvillua asambleja e Partisë Socialiste, ndërsa ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se shumica është gati për dialog me opozitën, por jo për negociata për zgjedhje të parakohshme, ndërsa akuzoi se protestuesit kane ushtruar dhune ndaj policisë por policia ka mbajtur qëndrimin e duhur.

Deklarata e plotë e PD-së
Një fakt i ri sesi Policia e Shtetit është kthyer në Policinë Politike të Edi Ramës dhe, në mënyrë të paligjshme, përdoret kundër opozitës.

Faqja zyrtare në Facebook e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka bërë share fjalimin politik kundër opozitës të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, në mbledhjen e Partisë Socialiste.

Neni 90 i Ligjit për Policinë e Shtetit (nr.108/2014) ndalon pjesëmarrjen në aktivitete politike, por në duart e Policisë Politike të Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt, ligji nuk ka vlerë. Aktiviteti partiak i Ministrit të Brendshëm shpërndahet nga Policia në shkelje flagrante të nenit 5 dhe 90 të ligjit.

Veprimi i paligjshëm prej militantesh partiakë nga Policia e Tiranës, është një provë tjetër se Edi Rama ka shkatërruar strukturën e Policisë së Shtetit dhe e ka shndërruar në një bandë militantësh partie.

Ishte Edi Rama ai që i bëri Policisë thirrjen e paligjshme në zgjedhjet e 2017-ës që, “pas punës të lënë uniformën dhe të mbledhin votat për PS.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • NznJKdkdn: 04/03/2019 09:21

    Shume te drejte kane, edhe pse nuk iu pelqen ju.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren