PDK-AAK-NISMA s'e formojnë
qeverinë as me minoritetet
Koalicioni PDK-AAK-NISMA mund ta formojë qeverinë e re vetëm me votat e LDK-së ose duke i “peshkuar” disa deputetë nga koalicioni i kësaj të fundit.
Koalicioni PDK-AAK-NISMA mund ta formojë qeverinë e re vetëm me votat e LDK-së ose duke i “peshkuar” disa deputetë nga koalicioni i kësaj të fundit.
Zgjidhje tjetër nuk ka, pasi i mungojnë numrat e nevojshëm për ta formuar shumicën e thjeshtë parlamentare edhe me votat e minoriteteve.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pavarësisht se doli më së keqi në zgjedhjet e 11 qershorit duke mbetur me vota pas koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN) dhe lëvizjes “Vetëvendosje” te ky subjekt është përsëri çelësi për formimin e qeverisë së re.
Kjo për faktin se në bazë të rezultatit zgjedhor koalicioni PAN nuk do të mundë ta formojë qeverinë e re edhe nëse i merr votat e minoriteteve.
Ky koalicion që e ka kandidat për kryeministër Ramush Haradinajn nuk pritet t’i fitojë më shumë se 39 ulëse në Kuvend dhe me gjitha votat e minoriteteve (20) mund t’i arrijë vetëm 59 vota, dy më pak sesa duhen për ta formuar qeverinë e re.
Megjithatë, zyrtarët e LDK-së jozyrtarisht janë deklaruar se nuk do të shkojnë në koalicion me PAN-in, duke preferuar që qeverinë e re ta bëjnë me lëvizjen “Vetëvendosje”.
Këto dy subjekte pritet t’i kenë 61 deputetë në Kuvendin e ri dhe me votat e minoriteteve mund ta sigurojnë një qeveri me shumicë parlamentare.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
48.2%
-
Jashtë
18.2%
-
Nuk lëviz
33.6%
Vota total: 2720
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE-ja paralajmëron masa të reja ndaj Kosovës
8 Gusht, 14:11
-
Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik
8 Gusht, 14:02
-
Sulm me armë pikës së karburantit në Tropojë, nuk ka të lënduar
8 Gusht, 13:58
-
Sarandë/ Zjarr i madh në parkun arkeologjik të Finiqit, shikoni pamjet! Kërkohet ndërhyrja nga ajri (VIDEO)
8 Gusht, 13:39
-
Vodhi 9 mln lekë në një banesë në Tiranë! Arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza
8 Gusht, 13:29
-
VIDEO/ 'Armiqësore' në Angli, plas grushti në Southampton - Lazio! Ish-i i Juves grushton italianët
8 Gusht, 13:28
-
Itali, shqiptari vritet me thikë në zemër, 4 të tjerë plagosen! Viktima i shkoi me shokët te shtëpia autorit, ishte me precedentë (Emri)
8 Gusht, 13:23
-
Vasil Llajo: Virusi i etheve të Nilit Perëndimor (West nile virus)
8 Gusht, 13:18
-
Pajisje jetëshpëtuese në bregdetin e Golemit, ministrja Koçiu: Bashkëpunim mes institucioneve për rritjen e sigurisë në plazhe
8 Gusht, 13:06
-
Anija 'Vlora', 33 vite më parë zbarkoi 20 mijë emigrantë shqiptarë në Bari! Historia dhe mikpritja e qytetit: 'Ne jemi shpresa e tyre e vetme'
8 Gusht, 12:39
-
Greqi/ Po kalonte autostradën, 75-vjeçarja shqiptare tërhiqet zvarrë nga makina dhe humb jetën
8 Gusht, 12:32
-
Paris 2024/ Shqipëria pa medalje Olimpike, mundësi Abakarov eliminohet në çerekfinale
8 Gusht, 12:30