Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë vendosur të bojkotojnë seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku sot pritet të votohet Qeveria e re.

Zyrtarë të PDK-së kanë bërë të ditur se deputetët e kësaj force politike nuk do të marrin pjesë në seancë, pas zhvillimeve që shoqëruan konstituimin e Kuvendit dhe pezullimit të kandidaturës së Vlora Çitakut për postin e nënkryetares.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Deputeti Burim Ramadani deklaroi se partia e tij nuk do të marrë pjesë në seancën për votimin e qeverisë pasi e konsideron procesin jokushtetues.

Bojkoti i dy partive vjen vetëm pak orë pasi Albulena Haxhiu mandatoi Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re dhe Kuvendi u mblodh në seancë të jashtëzakonshme për votimin e kabinetit qeveritar.


Lajmi kryesor:

Votëbesohet qeveria e re e Kosovës! Kurti merr mandatin e katërt si kryeministër, Konjufca në krye të diplomacisë, Vitia rikthehet në Shëndetësi! Opozita bojkoton seancën