PDK gjen formulën, Thaçi
kryeministër, Haradinaj President
Drejtuesit e partisë më të madhe në vend janë të gatshëm që liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, t’ia ofrojnë postin e të parit të vendit, ndërkaq postin e kryeministrit edhe më tutje të vazhdojë të mbajë kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, informon media në Prishtinë.
PRISHTINE- Drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë gjetur “formulën” se si ta ndajnë hisen e pushtetit me AAK-në. Drejtuesit e partisë më të madhe në vend janë të gatshëm që liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, t’ia ofrojnë postin e të parit të vendit, ndërkaq postin e kryeministrit edhe më tutje të vazhdojë të mbajë kreu i PDK-së, Hashim Thaçi.
Njëri nga deputetët e PDK-së, Haki Krasniqi, i cili njëherësh është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, ka thënë për “Zëri” se maksimumi që PDK-ja do të mund t’ia ofronte Aleancës nga postet udhëheqëse është pozita e kryetarit të vendit.
“Përndryshe, të tjerat na largojnë në bisedime, të tjerat e pengojnë futjen e partnerit të ri në koalicion, edhe përndryshe kjo nuk mund të bëhet fare”, thotë Krasniqi.
Por, në Partinë e Haradinajt, Presidenca as që merret parasysh si opsion, ndërsa Kryeministria mbetet “çelësi” që Aleanca të hyjë në koalicion me PDK-në.
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi, thotë se Aleanca nuk ka bërë ultimatum e as kërkesë zyrtare për bashkëqeverisje, por vetëm se është duke e dhënë ofertën e saj për qeverisje, me të cilën pretendohet që të jetësohet, siç thotë ai, koncepti qeverisës i Haradinajt.
“Kjo është një ofertë. Nëse e sheh interesin në të Partia Demokratike e Kosovës dhe konsiderojmë se është në interes të Kosovës, atëher kjo do të ndodhte. Nëse nuk shohin interes, parimet tona opozitare mbesin të qarta, ne mbesim parti opozitare, mbështesim qeverinë në çështjet që janë mbipartiake, siç janë bisedimet me Serbinë, reforma zgjedhore, dhe integrimet në mekanizmat ndërkombëtarë”, thotë Arifi.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
51.4%
-
Jo
34.4%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 3287
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Dogjën me zjarr sipërfaqe me bimësi në fshatrat Delisuf dhe Gjorm, nis hetimi për dy persona
29 Korrik, 16:05
-
Pas përfundimit të festivalit Sunny Hill, reagon Dua Lipa
29 Korrik, 15:57
-
Elbasan/ Zjarr në malet e Zavalinës, zjarrfikësit po mundohen për shuarjen e flakëve! Terreni malor vështirëson punën e ekipeve
29 Korrik, 15:53
-
PL me lista më vete nga PD në 2025? Meta: Do t’a thyej disa herë herësin në Tiranë
29 Korrik, 15:46
-
Avokati i arrestuar me kryeprokurorin e Vlorës Zarka mbrojti kushërinjtë Vladi në dosjen e ‘Toyota Yaris'
29 Korrik, 15:42
-
Shenjat dalluese të qarkullimit të dobët të gjakut në organizëm
29 Korrik, 15:36
-
Ashpërsohet gara presidenciale në SHBA, 100 ditë para zgjedhjeve
29 Korrik, 15:17
-
Vranë Kleo Gërdhuqin në stanin e tij në Vlorë në vitin 2007, Apeli dënon me nga 18 vite burg Viktor Omerin dhe shokun e tij
29 Korrik, 15:01
-
Bebe Rexha rikthehet pas 12 vitesh në Dibër të Madhe: Kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve familjare
29 Korrik, 14:48
-
Frrok Çupi: Hapet perdja e Edipit në PS
29 Korrik, 14:40
-
Paris 2024/ Priten kabllot me fibra optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren
29 Korrik, 14:16
-
U arrestua me Erzen Breçanin, GJKKO lë në burg Bujar Ajetin! Nuk pranon t'i ndryshojë masën e sigurisë
29 Korrik, 14:13