PDK - ja prezanton rezolutën për
normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

PDK - ja prezanton rezolutën për <br />normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
Prishtinë - Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar një rezolutë të re për bisedimet me Serbinë, njofton KTV-ja. Rezoluta në parim ka marrë përkrahjen e AAK-së dhe LDK-së.

Rezoluta pritet të votohet këtë të enjte dhe shikon një proces normalizimi të raporteve me Serbinë, duke zgjidhur të gjitha çështjet kontestuese midis dy shteteve sovrane.

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka thënë se e ka përkrahur këtë ide, ngase pikërisht çështja e bisedimeve dhe marrëdhëniet më Serbinë duhet të diskutohen në Kuvend. Sipas tij, rezoluta, e cila u është dorëzuar anëtarëve të Kryesisë nuk saktëson asgjë se çfarë do të bisedohet me Serbinë, por vetëm thuhet për relaksimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Megjithatë Haziri ka bërë me dije se LDK-ja do të ulet dhe të bisedojë se çfarë qëndrimi do të marrë lidhur me këtë çështje, ngaqë nuk mund të lejojnë që me Serbinë të bisedohet për çështje të brendshme.

Në anën tjetër Vetëvendosja është shprehur kundër kësaj rezolute.

Rezoluta nuk thekson se kur do nisin bisedimet, ndërsa pritet të dihet më shumë në seancën e ardhshme të Kuvendit.

Adem Grabovci i PDK-së, partisë sponsoruese të kësaj rezolute, ka thënë se kjo ka të bëjë me ndërtimin e marrëdhënieve fqinjësore. Ai tha se me këtë rezolutë, Qeveria e Kosovës do të autorizohet që të udhëheqë procesin e ardhshëm të bisedimeve me Serbinë.

(marre nga Koha net)

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës