PDK kërkon deputetë
Prishtinë - Partia Demokratike e Kosovës po negocion me deputetë të disa partive për t’i bërë pjesë të këtij subjekti. Pavarësisht çarjeve në këtë parti, zyrtarë të PDK-së thonë se kanë vota të mjaftueshme për secilin vendim në Parlament, duke përfshirë edhe rrëzimin e mocionit për pezullimin e privatizimit. Por, në partinë e Hashim Thaçit e pranojnë se në seancën e së enjtes nuk do të llogarisin në votat e Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limajt
Prishtinë, 10 tetor - Partia Demokratike e Kosovës po negocion me deputetë të disa partive për t’i bërë pjesë të këtij subjekti. Pavarësisht çarjeve në këtë parti, zyrtarë të PDK-së thonë se kanë vota të mjaftueshme për secilin vendim në Parlament, duke përfshirë edhe rrëzimin e mocionit për pezullimin e privatizimit. Por, në partinë e Hashim Thaçit e pranojnë se në seancën e së enjtes nuk do të llogarisin në votat e Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limajt
Dy ditë para votimit në Parlament për vazhdimin ose jo të privatizimit, partia më e madhe në pushtet ka mobilizuar deputetët e saj për seancën e së enjtes, shkruan “Express”.
Në një mbledhje të Grupit Parlamentar të PDK-së, në të cilën si rrallëherë ka marrë pjesë edhe kreu i saj, kryeministri Hashim Thaçi, janë ndarë edhe detyrat e gjithsecilit.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, pas mbledhjes i ka thënë “Expressit” se partia e tij i ka numrat për të votuar rezolutën e propozuar nga ajo, për vazhdimin e procesit të privatizimit në Kosovë.
“I kemi të gjithë numrat dhe normalisht që do të votojmë rezolutën të cilën e kemi propozuar ne”, ka thënë Grabovci për “Express”, të martën.
Pavarësisht kësaj, kjo parti tashmë nuk llogarit më në dy vota.
Një zyrtar i PDK-së ka thënë në kushte anonimiteti se ky subjekt nuk ka besim në përkrahjen e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit në Kuvend.
“Është e vërtetë që numrat i kemi, i kemi 65 dhe me këta numra mund ta votojmë cilindo vendim në Kuvend, por tashmë mund të llogarisim në minus dy, ngase qëndrimet e atyre dyve po dihen edhe publikisht”, ka thënë ai.
marre nga koha net
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
53.9%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1565
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj: Kongresi, përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe PS-së në 2025: Më e mira është përpara
28 Korrik, 22:49
-
Elbasan/ Burri plagosi me thikë ish gruan, arrestohet, 48 vjeçarja dërgohet në spital (EMRI)
28 Korrik, 22:45
-
Erdogan kërcënon Izraelin: Ashtu siç kemi hyrë në Karabak dhe Libi, do bëjmë të njëjtën gjë me ta
28 Korrik, 22:26
-
Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital
28 Korrik, 22:20
-
Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…
28 Korrik, 22:11
-
Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën
28 Korrik, 22:02
-
Skënder Minxhozi: Ta gëzosh qeverinë teknike, Doktor!
28 Korrik, 22:00
-
Trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot! Radhë kilometrike automjetesh
28 Korrik, 21:56
-
Shtëpia e Bardhë fajëson Hezbollahun për sulmin 'e tmerrshëm' në Golan
28 Korrik, 21:55
-
Macron bisedë telefonike me Netanyahun: Dënon sulmin në Lartësitë e Golanit, por i kërkon të mos ketë përshkallëzim
28 Korrik, 21:46
-
Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës, ja përse
28 Korrik, 21:34
-
Zgjedhjet presidenciale në Venezuelë/ Karrigia e Maduros në rrezik, kërcënon me 'luftë civile' nëse nuk zgjidhet
28 Korrik, 21:24