DK-ja ka dy skenarë që për qëllim kanë votimin e ndryshimeve kushtetuese që ndërlidhen me kompetencat dhe me mënyrën e zgjedhjes së presidentit – subjektet nënshkruese të marrëveshjes të gjejnë një zgjidhje të re; ose amendamentet të qiten për votim pa dakordimin paraprak të LDK-së dhe të LVV-së. Skenari i parë është i parealizueshëm, shkruan e përditshmja Koha Ditore

Sipas Kohës Ditore, LDK-ja ka kërcënuar se nuk do t’i votojë amendamentet, për shkak të aktgjykimit të Kushtetueses, e cila ka konstatuar se amendamenti që ia ndërpret mandatin presidentes pakëson liritë dhe të drejtat e njeriut.

Për rrjedhojë, amendamenti është antikushtetues dhe proceduralisht nuk guxon të qitet për votim në Kuvend. Presidentja Atifete Jahjaga ka thënë t’i bindet vetëm vendimit të Kushtetueses.

Por kufizimi i mandatit të saj ishte kundërvlera e asaj që donte LDK-ja një vit më parë, kur pranoi t’u bashkohej subjekteve në pushtet në vënien e Jahjagës në krye të shtetit, shkruan Koha.

PDK pati kërcënuar LDK që nëse nuk votohen amandamentet, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakoshme.

/rg/shqiptarja.com/