PDK, seancë e jashtëzakonshme,
11 ditë pas vrasjes së Selver Haradinajt

PDK, seancë e jashtëzakonshme,<br />11 ditë pas vrasjes së Selver Haradinajt
Të mërkurën mbahet seancë e jashtëzakonshme për veriun, por këtë herë çuditërisht me iniciativën e Partisë Demokratike të Kosovës. Iniciativa ka arritur të marrë 45 nënshkrime të deputetëve të mërkurën në orën 14:00. Vetëvendosje thotë se habitet nga fakti që PDK ka Kryeministrin i cili ka të drejtë kushtetuse të thërras seancë të jashtëzakonshme dhe mbledh firma sikur të ishte në rolin e opozitës.

“Duke marrë parasysh gjendjen në veri të Kosovës, sidomos pas incidenteve të fundit të cilat e kanë rënduar tej mase sigurinë e qytetarëve në atë pjesë të shtetit, si grup parlamentar në koordinim me grupet tjera parlamentare kemi vendosur që të mërkurën në orën 14:00, të thërrasim një seancë të jashtëzakonshme në të cilën deputetët do t’i paraqesin shqetësimet dhe rekomandimet e tyre, të cilat do të ndikojnë pozitivisht në rritjen e shkallës së sigurisë”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

Ai nuk sqaroi se pse nuk e kanë nënshkruar iniciativën e Vetëvendosjes, e cila u pasua dhe me protesën e dy deputetëve Glauk Konjufca dhe Visar Ymeri të cilët mbanin në duar banerin me emrat e dy të vrarëve Selver Haradinaj dhe Enver Zymberi.

“Iniciativa e tyre për të mërkuren na është bërë me dije në telefon, por nuk e kemi parë tekstin, prandaj s’kemi qëndrim rreth kësaj”, tha Erzen Vraniqi nga Vetëvendosje.

”Habit fakti duke patur Kryeministrin i cili ka të drejtë kushtetuese të thërras seancë të jashtëzakonshme, mbledh firma sikur të ishte në rolin e opozitës. Ata e injoruan seancën e jashtëzakonshme, sikurse e kanë injoruar Mitrovicën dhe veriun e Kosovës”

Vetëvendosje thotë se PDK ka pasur mundësinë të jetë ”konstruktive” dhe konform situatës në veri t'i japë nënshkrimet në iniciativën tonë të së enjtes. Por, shton Vraniqi që PDK ka insistuar me ngulm për një seancë normale, pavarësisht situatës abnormale që gjendet Kosova.

Sipas Vetëvendosje, “shqiptarët në pjesën e veriut të Kosovës i janë nënshtruar një terrori të përditshëm nga mekanizmat e paligjshëm shtetërorë të Serbisë në Kosovë, duke filluar prej barrikadave e deri te vrasjet e planifikuara, si kjo e Selver Haradinajt”.

Situata është e rënduar në Mitrovicë dhe në veri të Kosovës, pas vrasjes së Selver Haradinaj me eksploziv plastik të sofistikuar të montuar në dritaren, më datë 8 Prill, ku mbetën të plagosur edhe 4 fëmijët dhe gruaja e tij.

Qytetarët shqiptarë të veriut ndjehen të pasigurtë dhe kanë filluar të bëjnë roje natën, të armatosur, për të siguruar familjet e tyre.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'