PDK, skenar për largimin e kushtit për dialogun me Serbinë

PDK, skenar për largimin e kushtit për dialogun me Serbinë
Partia Demokratike është mobilizuar për ta rivotuar të martën mocionin që i kushtëzon bisedimet me Serbinë, me ndriçimin e fatit të të pagjeturve. Në seancën e së martës do të jetë kuorumi, ndonëse do të mungojnë deputetë të opozitës, dhe draftit të mocionit që do të votohet do t’i mungojë fjalia kushtëzuese.

Një burim brenda GP të PDK-së ka treguar të shtunën skenarin e vazhdimit të seancës, shkruajnë mediat kosovare.

“Numri i deputetëve të partive të koalicionit qeverisës do të jetë i mjaftueshëm për të bërë kuorumin në seancë. Kanë qenë 11 deputetë jashtë vendit dhe ata janë kthyer. Po ashtu, prezentë do të jenë edhe deputetët e GP ‘6 +’, që kishin munguar. Pritet të ketë edhe deputetë të opozitës. Pasi të hapen punimet e seancës që është ndërprerë të premten, shefi i GP të PDK-së do të dalë për ta përsëritur kërkesën për harmonizimin e dy rekomandimeve që kanë dalë gjatë interpelancës për të pagjeturit”, ka thënë burimi i Kohës Ditore.

“Nëse opozita e lëshon seancën, çka edhe pritet të ndodhë, punimet do të vazhdojnë, do të zhvlerësohet votimi paraprak dhe drafti që do të jetë gati deri të martën, do të votohet”.

Gazeta nuk ka mundur të marrë një qëndrim zyrtar në PDK. Telefonatave nuk u janë përgjigjur gjatë ditës kryeparlamentari Jakup Krasniqi, shefi i GP të PDK-së, Adem Grabovci, si dhe nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA