PDK tërhiqet, familjarët e të pagjeturve protestuan

PDK tërhiqet, familjarët e të pagjeturve protestuan
Partia Demokratike e Kosovës është tërhequr dje nga iniciativa për t`i kthyer në rivotim në Kuvendin e Kosovës rekomandimet e miratuara javën e kaluar, një prej të cilave parasheh kushtëzimin e bisedimeve me Serbinë me zbardhjen e fatit të personave të pagjetur. Por ekzekutivi nuk ka qartësuar nëse do tu bindet vendimeve të Kuvendit.

Deputeti i kësaj partie, Arsim Bajrami, bëri thirrje që cështja e personave të pagjetur të mos politizohet ndërsa tha se institucionet do të angazhohen më shumë për zbardhjen e fatit të tyre.

Gjatë mbajtjes së seancës së Kuvendit, përfaqësuesit e OJQ-ve dhe të familjeve të të pagjeturve, protestuan para Kuvendit të Kosovës. Ata kërkuan nga deputetët e Kuvendit që të mos i shfuqizojnë rekomandimet dhe votimin për kushtëzimin e bisedimeve me Serbinë deri në ndriçimin e fatit të të pagjeturve.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA