PD-LSI sot në mosbindje civile, Ruçi refuzon kërkesën e opozitës për të shtyrë seancën

PD-LSI sot në mosbindje civile, Ruçi refuzon kërkesën e opozitës për të shtyrë seancën

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi

TIRANE-Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi refuzon kërkesën opozitës për shtyrjen e seancës plenare nga ora 10:00 për në orën 18:00 pasdite me arsyetimin se nga ora 10:00 deri në orën 13:00 janë në protestë dhe mosbindje civile kundër qeverisë.

Por, kërkesën e dorëzuar dje nga opozita e bashkuar e ka refuzuar Ruçi, i cili ka vendosur që të mos ketë asnjë ndryshim dhe seanca të zhvillohet në orarin e parashikuar 10:00. Ndërkohë që opozita pritet që të mos jetë në Kuvend në këtë orar.

Akset e bllokuara nga protestuesit do të jenë rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, rrethrrotullimi në Çermë, rrethrrotullimi Milot për veriun dhe në Vorë. Ndërkohë që policia thotë se protesta është e paligjshme pasi nuk ka marrë asnjë njoftim për të.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona