Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat Policia e Shtetit njofton se nuk ka marrë asnjë njoftim për protestën e paralajmëruar nga opozita për t'u zhvilluar ditën e enjte nga ora 10 deri në 13:00. Skenari i protestës së PD dhe LSI është mosbindje civile duke bllokuar katër akse rrugore nacionale. Por për Policinë e Shtetit kjo protestë është e paligjshme dhe njofton se nuk do ta lejojë, ndërsa i bën thirrje qytetarëve që të mos i bashkohen asaj pasi në të kundërt do ndeshen me masa ligjore.
"Policia e Shtetit nuk ka marrë njoftim ligjor për protestën dhe mbështetur në ligjin “Për tubimet”, nuk mund të lejojë protesta të askujt, që në emër të lirisë së tubimit, cenojnë lirinë e sigurinë e të tjerëve. Zhvillimi i protestës së paralajmëruar mediatikisht, për vetë natyrën e saj përbën një cënim të rëndë të ligjit, të rendit publik dhe lirisë e sigurisë së çdo qytetari, që ka të drejtën të përdorë hapësirat e pushtuara nga një protestë e tillë", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
"Policia e Shtetit njeh dhe respekton si të paprekshme të drejtën për të protestuar. Por ajo ka përgjegjësi ligjore, si dhe gatishmërinë për të mos lejuar cënimin e interesit të qytetarëve. Policia e Shtetit u bën apel të gjithë qytetarëve të mos bien pre e një politike të angazhuar për të goditur ligjshmërinë dhe institucionet e vendit, duke dëmtuar interesat e njerëzve e të vetë vendit".
DEKLARATË E POLICISË SË SHTETIT PËR PROTESTËN E SË ENJTES
Siç është bërë e njohur në media, disa parti opozitare kanë lajmëruar se në datën 5 prill, do të zhvillojnë një protestë, shoqëruar me bllokimin e disa akseve rrugore kombëtare.
Policia e Shtetit nuk ka marrë njoftim ligjor për protestën dhe mbështetur në ligjin “Për tubimet”, nuk mund të lejojë protesta të askujt, që në emër të lirisë së tubimit, cenojnë lirinë e sigurinë e të tjerëve. Zhvillimi i protestës së paralajmëruar mediatikisht, për vetë natyrën e saj përbën një cënim të rëndë të ligjit, të rendit publik dhe lirisë e sigurisë së çdo qytetari, që ka të drejtën të përdorë hapësirat e pushtuara nga një protestë e tillë.
Organizatorët e kësaj proteste të paligjshme do të përballen me ligjin për çdo pasojë të paparashikuar, që mund të sjellë një protestë e organizuar për të nxitur rrëmujë dhe konflikt në pika nevralgjike për qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve.
Policia e Shtetit njeh dhe respekton si të paprekshme të drejtën për të protestuar. Por ajo ka përgjegjësi ligjore, si dhe gatishmërinë për të mos lejuar cënimin e interesit të qytetarëve. Policia e Shtetit u bën apel të gjithë qytetarëve të mos bien pre e një politike të angazhuar për të goditur ligjshmërinë dhe institucionet e vendit, duke dëmtuar interesat e njerëzve e të vetë vendit.
Zhvillimi i një proteste të paligjshme mund të përdoret nga elementë me precedentë kriminalë dhe të nxitur a të paguar për të krijuar paqëndrueshmëri shoqërore. Policia i bën thirrje çdo qytetari të mos bëhet pjesë e kësaj proteste të paligjshme dhe me rrezik për rendin e sigurinë. Gjithashtu Policia e Shtetit i kërkon paraprakisht ndjesë çdo qytetari, për çdo rast kur nuk do te mund t’i shërbejë si duhet lirisë se qarkullimit.
Demokratët dhe aleatët e LSI do zhvillojnë sot një protestë mosbindje civile për tre orë (10:00-13:00) duke bllokuar nyjet e katër akseve kryesore rrugore si rrethrrotullimi i Bradasheshit, Vorës, Milotit dhe atë të Çermës.
Rrugët që do bllokojnë protestuesit e opozitës:
Rrethrrotullimi i Bradasheshit
Rrethrrotullimi i Vorës
Rrethrrotullimi i Milotit
Rrethrrotullimi i Çermës
-
Hajduti thote kapeni hajdutin
Përgjigju -
I gjithe populli ne proteste per HAJDUTERINE me TAKSA te paperballueshme nga qeverija kriminale e Rames
Përgjigju-
Pse i merr per te verteta keto qe shkruan? Qytetaria domethene rregull dhe taksa. Shpellaret si ti i perkedhel policia.
-
-
PIONJERI I ENVERIT XHAFA KERCENON POPULLIN DIKTATORI RAMA DHE PJELLA E ENVER HOXHES TI BEJNE HESAPET MIRE ME PERBALLJEN ME POPULLIN POPULLI KA PER TI SHKELUR ME KEMBE KETA MASKARENJ QE PO I BEJNE GROPEN FUKARENJEVE
Përgjigju-
O plako, sapo ke zbitur ne qytet. Kafshet, egersirat dhe shpellaret shkaterrojne qytetin dhe nuk paguajne taksa.
-
-
Po "Riku" por PS ka marre votat pikerisht se eshte socialiste dhe shumica e popullit jane me probleme te ndryshme sociale. Me trego nje politike,reforme,taxe sociale qe ka zbatuar Partia Socialiste ? Apo te thuhet - Berisha deshi te vendoste takse dhe po e vendosim neve ?! Nuk qendron !Jane formacione politike te kunderta dhe nuk mund te kene qendrime te njejta per asnje ceshtje dhe aq me teper ekonomike ....tung
Përgjigju-
Nuk kane te krahasuar: Shpellari/Rrumpalla Berisha me Ramen qe nuk eshte i pagabueshem. Berja me terife e rruges eshte 100% politike e majte, pagaujne ata qe e perdorin, dhe ata qe kane para paguajne. Sa per te tjerat as qe behet fjale qe ne menyre indirekte politikat e Rames favorizojne te varferit: psh mjekesia (check-up falas, dializa, medikamente te rimbursuara), drejtesia (nje sistem i drejte per te gjithe, sepse sot punon vetem per te pasurit dhe te fuqishmit), sistemi arsimor (kush eshte i zoti shkon ku te doje dhe merr burse te plote), shtepite sociale (me para i mernin njerezit e Berishes) etj etj. Rrumpalla i shkaterroi, Rama po perpiqet te rregulloje. Por kuptohet kur njerezit jane mesuar me te vjedhur (energji, uje, toka, prone publike) dhe sot u kerkohet te paguajne do te kete te pakenaqur. Nga forcimi i shteti ata qe fitojne te paret jane te varferit
-
-
O Basha ke mare fund , perfundimisht je i paafte !
Përgjigju -
Pirdh pirdh se lirohesh o Basha Bashk me ate mamuthen e skraparit
Përgjigju




Komente
Komento