Opozita jashtëparlamentare-Ministrisë së Infrasktrukturës: Miku i Ballës përfitoi 10 mln euro në mënyrë të paligjshme për autostradën Tiranë-Elbasan! SPAK të hetojë

Partia Demokratike përmes Albana Vokshit vijon akuzat ndaj Taulant Ballës se ka favorizuar mikun e tij Edmon Bego të përfitojë 10 milionë euro në kundërshtim me ligjin. Sipas PD-së, Bego nga viti 2015-2018 ka marrë 10 milionë euro të paguara kundër ligjit si nënkontraktor për punimet në autostradën Tiranë - Elbasan, ndërsa kërkon hetime nga SPAK për këtë gjë.

Vokshi shprehet se autostrada Tiranë-Elbasan është një nga modelet sesi veprat më të mëdha publike janë përdorur nga qeveria e Edi Ramës për të futur në xhepat e pushtetarëve miliona euro përmes nënkontraktorëve të diktuar nga qeveria, ndërsa hedh akuza se Rama dhe Balla janë përgjegjës për gjobitjen e re 44 milionë euro nga Arbitrazhi Ndërkombëtar për Tiranë-Elbasan. 

Dokumentat e publikuara nga PD

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Autostrada Tiranë-Elbasan është një nga modelet sesi veprat më të mëdha publike janë përdorur nga qeveria e Edi Ramës për të futur në xhepat e pushtetarëve miliona euro përmes nënkontraktorëve të diktuar nga qeveria.

Trafikanti i drogës Edmond Bego është prova më e qartë dhe e pakundërshtueshme se ai hyri si nënkontaktor pas vitit 2015 dhe u pagua 10 milionë euro për punimet në autostradë vetëm pasi lidhi miqësi me Taulant Ballën.

Pagesat për mikun trafikant të numrit 2 të Partisë Socialiste, përmes kompanisë “Inerte Express”, janë të shkruara e zeza mbi të bardhë. Janë 10 milionë euro të paguara kundër ligjit si nënkontraktor për punimet në autostradën Tiranë - Elbasan, që kur Edmond Bego u bë mik familjar me Taulant Ballën.

Lista e pagesave tregon se punimet e trafikantit të Taulant Ballës janë kryer për firmën “Aktor” nga viti 2015 deri në vitin 2018 në kundërshtim me ligjet e vendit.

Ky është një rast që duhet të hetohet me prioritet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Trafikanti i drogës Edmond Bego e ka të ndaluar nga ligji i prokurimeve publike që të marrë pjesë në tendera. Sipas ligjit asnjë i dënuar për trafik droge nuk mund të përfitojë para publike.

Por, kur një trafikant është mik i Taulant Ballës, ligji shkelet me të dyja këmbët nga qeveria e Edi Ramës, duke i bërë dhuratë atij 10 milionë euro.

Për këtë drejtësia duhet të hetojë.

SPAK dhe organet e tjera të hetimit duhet të verifikojnë të gjithë procedurën sesi i dënuari Edmond Bego ka marrë në shkelje të ligjit 10 milion euro nga qeveria shqiptare.

Duke zbardhur këtë aferë, prokuroria do të bjerë në gjurmët e Taulant Ballës dhe të vetë Edi Ramës, duke i bërë vendit një shërbim të paçmuar në luftën e vërtetë kundër korrupsionit.

Miku i gjithëpushtetshëm i Mond Begos, Taulant Balla, di shumë gjëra që SPAK-ut i interesojnë.

U interesojnë edhe shqiptarëve,  të cilët sot duhet të fillojnë e të paguajnë një më një 44 milion eurot, si dënim nga Arbitrazhi Ndërkombëtar për sjelljen korruptive të qeverisë me autostradën Tiranë-Elbasan.

Përgjegjës për këtë gjobë tjetër të madhe, që do ta paguajnë shqiptarët me taksat e tyre, është Edi Rama dhe Taulant Balla.

Është koha për t’i dhënë fund me votë plebishitare qeverisjes që paguan 10 milionë euro trafikantin e drogës dhe ngarkon qytetarët më të varfër të Europës me gjoba korrupsioni.

Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar për rastin. Teksa publikon letrat zyrtare të dërguar kryeministrit Rama për vijimin e punës në Autostradën Tiranë-Elbasan në 2016, LSI deklaron se duhet të hetohet Taulant Balla, por edhe lista e njerëzve që punësonte në Elbasan.

DEKLARATË ZYRTARE E LËVIZJES SOCIALISTE PËR INTEGRIM 

Në tentativën e radhës për të hedhur baltë ndaj LSI, Belinda Balluku e urdhëruar nga Edi Rama ka nxjerrë një deklaratë dezinformuese ndaj LSI-së.

Për të informuar Ministrinë e Infrastrukturës dhe Fugën që përgatit Deklaratat e Ministrive të Rilindjes, iu bëjmë me dije se para se të përmendni emrin e LSI duhet të thërrisni që t'iu sqarojnë:

Znj. Eridana Çano ish Zv Drejtore e Kabinetit të Kryeministrit të Rilindjes Edi Rama. Personi i ngarkuar nga Rama për ndjekjen e mbarëvajtjes së këtij projekti dhe komunikimin me ARRSH, Ministrinë dhe firmën greke AKTOR.

Z. Arben Ahmetaj, ish Ministër i Financave dhe personi që firmoste dhe aprovonte buxhetet, shpronësimet dhe rimbursimin e TVSH-së. Arbitrazhi është humbur pikërisht për mosrimbursimin e TVSH-së dhe shpronësimeve.

Z. Afrim Qendron, që ishte kryetari i Këshillit Teknik dhe ishte ai që miratonte çdo ndryshim projekti që kishte efekt në buxhet.

Dhe si mund të evitoni Taulant Ballën nga marrja në pyetje, që jo vetëm përdori kunatin dhe motrën për lëvizjen e parave por edhe listën e njerëzve që punësonte në Elbasan.

Cila është lidhja e Kristlen Kerrit me Taulantin?

Së fundmi, i bëjmë thirrje Prokurorisë, të zbulojë pse janë zhdukur e-mailet e komunikimit mes Eridana Çano-s dhe drejtuesve të njësisë së menaxhimit të projektit Z. Aksel Gjurduka dhe Z. Albens Alite?

Përpara se Znj. Balluku të bëjë deklarata inati ndaj Damian Gjiknurit, e këshillojmë që të shikojë letrat mirë. Meqënëse është dhe ish-studente e Fakultetit Juridik Tiranë. 

Ankesa e firmës Greke AKTOR ka ardhur në ARRSH, një javë pasi Dashamir Xhika ka dhënë dorëheqjen. Trajtimi i këtyre ankesave duhet të ishte marrë në konsideratë nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qëndro.

Kur LSI qenka kaq e rëndësishme, përse firma Greke ka nisur gjyqin me qeverinë shqiptare në 2019-ën, 2 vite pasi LSI ishte në opozitë dhe pse kryeministri Rama nuk ka marrë asnjë veprim ndaj informimit që Ministri i LSI-së Z. Haxhinasto i bëri në Mars 2016-ën, me anë të një letre zyrtare mbi problematikat me firmën Greke në rrugën Tiranë-Elbasan.

 Letra e derguar nga Ish-ministri Edmond Haxhinasto drejtuar kryeministrit Rama e shperndare nga LSI

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beno: 07/09/2020 18:07

    Shko mit j lavire se na shpife

    Përgjigju
  • BURRRI I SHËMTUAR: 07/09/2020 17:34

    KJO ALBANA VOKSHI GRUA ME FYTYR BURRRI TË SHËMTUAR ËSHTË KRYEHAJDUTJA E PARTIS ANTISHQIPTARE PD. E KJO GËRTHET KAPENI HAJDUTIN KAPENI E KJO VET KA BËR NAMIN DUKE VJEDHUR O PIK E ZEZ ÇI KA GJET SHQIPTARËT.

    Përgjigju
    • Politikan: 08/09/2020 02:38

      Ore ti qe shef vetem tesen e partise o klyshi rames Pse se shikon se si na vjedhin Po flet per ate qe te jep lajmin. Cte duhet gjurma kur ke ujkun perpara. O njeri kot jane leket tona...

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve