PD-në e 'vrasin' zgjedhjet që prodhojnë konkurrencë

PD-në e 'vrasin' zgjedhjet që prodhojnë konkurrencë

Ka një përpjekje për të ndalur deputetët e opozitës në Parlament të hyjnë në zgjedhjet e 30 qershorit, ashtu siç përpiqen të dekurajojnë këdo që nuk e ka pranuar aktin vetëvrasës të Sali Berishës për partinë e tij. Ka 24 orë që të gjithë merren me partinë që mund të krijojë Rudina Hajdari apo Astrit Patozi, çfarë emër do t’i vënë, ku do t’i gjejnë firmat etj.

Debati real nuk është themelimi i një partie, por hyrja në zgjedhje kundër vendimit dhe vullnetit të PD-ës, Sali Berishës. Dhe këtu nuk është fjala më as për Rudina Hajdarin, as për Astrit Patozin dhe çdo emër tjetër të përveçëm.

Fjala është nëse këto zgjedhje do prodhojnë garë dhe për këtë janë në garë shumë PD të dala nga Partia Demokratike, të cilat janë një fluks përfaqësues për të prodhuar garë.

Nuk është vetëm partia e re që mund të krijojnë formalisht deputetët e opozitës, ajo që do hyjë në zgjedhje.

Mendoj se bomba e parë nuk është Rudina Hajdari apo Astrit Patozi, por ajo që nuk ka shpërthyer ende, dhe që ka të bëjë me kandidatët për kryetar bashkie të PD, që janë në detyrë. Disa prej tyre po e mendojnë personalisht hyrjen në zgjedhje, ndoshta si kandidatë të pavarur, ose duke përdorur siglën e ndonjë partie tjetër nga e djathta.

Dhe ky është një akt normal i tyre, që buron nga e drejta për të rikandiduar.

Ka disa parti të tjera të dala nga PD, që janë tashmë të përfaqësuara me deputetët e tyre në Parlament, që do të hyjnë në zgjedhje. Dy parti të Ballit Kombëtar dhe disa aleatë të tjerë të vegjël do të nxjerrin kandidatët e tyre. Dhe mos thoni që dhe këta nuk i ka futur PD në Parlament, në emër të votave që i kanë dhënë PD.

Shumë prej këtyre mund të kandidojnë figura të anashkaluara të PD, që mund të vihen në dispozicion të tyre.

Është edhe grupi demokrat i opozitës në Parlament, i kryesuar nga Rudina Hajdari, që mund të rregjistrohen në zgjedhje, ose si parti, ose duke mbështetur kandidatë të tyre. Deri më tani këtë grup e ka mbështetur nga strukturat e PD, ish- nënkryetari Astrit Patozi dhe mbështetës të tij në gjithë vendin, që mund t’i japin trajtën e një partie të re, ku dhe është foksuar debati i ditëve të fundit.

Figura të tjera politike të PD, të lëna jashtë, janë po ashtu mbështetëse për hyrjen në zgjedhje, edhe nëse krijojnë parti këto ditë, edhe nëse e krijojnë pas një viti. E rëndësishme është që shumë njerëz të PD, përveç grupit të gatshëm të Sali Berishës, janë duke hyrë në zgjedhje, ose si kandidatë, ose si mbështetës të kandidatëve, ose si pjesë e debatit për të marrë pjesë në zgjedhje.

Problemi kryesor këtu nuk është a do kemi një parti të Rudinës, një parti të Patozit, një parti të të dyve bashkë, apo një parti të bashkuar të të gjithë kundërshtarëve të Berishës. E sigurtë është se ka një aleancë të gjerë të gjithë kundërshtarëve të vendimit për të mos hyrë në zgjedhje, që duan të hyjnë në zgjedhje, dhe kjo është goditja kryesore për Partinë Demokratike.

Akti i saj kamikaz për të dalë nga sistemi ëshët goditur qysh tani, dhe po e shndërron atë nga parti poltike, në një bandë gangësterësh, që s’di kush ua ka mbush mendjen se mund të trembin shqiptarët të votojnë.

Ai vendim është dënuar gjerësishtë nga faktori ndërkombëtar, por mbi të gjitha, nga fluksi historik i Partisë Demokratike brenda vendit. Ndaj tani pyetja kryesore është, nëse zgjedhjet do prodhojnë konkurrencë apo jo.

Nëse zgjedhjet prodhojnë konkurrencë dhe kandidatë konkurrues, pamvarësisht siglës që kandidojnë, ato janë jo vetëm zgjedhje të mira, por dhe zgjedhje të mbara, pasi nxjerrin përgjithmonë në penson, një parti që ka vrarë e para zgjedhjet në këtë vend, një parti që ka bërë zgjedhje pa kundërshtarë, duke i zbuar ata me dhunë dhe një parti që mendon se do mbijetojë, ose duke vjedhur zgjedhje, ose duke prishur zgjedhje. Dhe një monstre të tillë, natyrisht që vdekja nga zgjedhjet do t’i vijë./ tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Himglateri: 20/04/2019 22:46

    Pse nuk ka vdekur akoma?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive