Ngritja e memorialit turk ka sjellë reagime të shumta, ndërsa për herë të parë ka ardhur një qëndrim edhe nga Partia Demokratike. Gerti Bogdani, sekretar i marrëdhënieve me jashtë në PD e cilëson si cenim të sovranitetit vendosjen e memorialit, por 'harron' që në ceremoninë e vendosjes së pllakatës te Kodrat e Liqenit ishte Kreshnik Çollaku, ish-kryetar i grupit të këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës, ndërkohë që ka mbajtur edhe postin e shefit të departamentit të marrëdhënieve me jashtë në PD. Megjithatë për Bogdanin është gafë e rëndë diplomatike.
"Ate pak park artificial qe kemi vazhdojne ta mbysin e ta kafshojne. Njehere e kafshuan duke bere kulla, pastaj e mbyten duke hedhur beton me ato qe kryetari i bashkise i quan 'lodra', tani me memoriale e pas pak muajsh perseri me betonin e kullave te oligarkeve reth e rrotull universitetit. Por me lajmin dhe inagurimin e sotem problemi eshte me i madh se thjeshte shkaterrimi i parkut. Ne kete rast eshte cenimi i sovranitetit!
Per te qene i qarte qe ne fillim, sepse jam i sigurt qe etiketimet nuk do te mungojne; se pari vleresoj miqesine dhe marredhenien e shkelqyer mes popullit shqipetar dhe atij turk keto 100 vite e kusur pavaresi te Shqiperise; se dyti ky qendrim nuk ka lidhje as me mbajtjen ane ne nje konflikt rrymash e individesh, sepse nuk eshte problem shqiptar; dhe se treti cdo shqiptar i ndershem, patriot dhe jo i shitur kete qendrim do mbante (te shprehur me ze, apo menduar ne heshtje).
Memoriali i inaguruar nga nen kryetari i Bashkise se Tiranes, edhe me prezencen e ndonje perfaqesuesi tjeter politik, eshte thjeshte nje gafe e rende diplomatike dhe cenim i sovranitetit kombetar! Nderimi i te reneve per mbrojtjen e demokracise se nje vendi duhet te ngrihet ne ate vend, jo gjetiu. Ndaj, eshte gabim ngritja e tij ne Tirane, sepse nuk tregon nivelin e larte te marredhenieve mes dy vendeve, por vasalitetin mes tyre.
Per kete gafe te Kryetarit te Bashkise duhej te ishte shprehur menjehere ministri yne i jashtem z.Rama, por duket qe gojen ia kane kycur me kohe. Ose, duhej te ishte shprehur se paku ministri i jashtem ne detyre, i cili edhe pse mezi i reciton i ka per zemer Rilindasit, por edhe ky duket se nga hera e ka ngrene lugen e çorbes gatuar me miell serbie.
E meqe permenda Rilindasit, para disa kohesh dikush shprehej se po te shihte Skenderbeu Shqiperine ne 600 vjetorin e tij, do t'i mbusheshin syte me lot; besoj se po ta shihnin dhe ata qe mbaruan ate qe nisi Skenderbeu, pra Rilindasit, edhe atyre do t'u perloteshin syte! Por kjo nuk do te thote qe kete vend te vazhdojne ta qeverisin palaço medioker e njerez te shitur, ka ende kohe dhe shprese qe dinjitetin e ketij vendi ta çojne ne vend ato qe realisht i thone vetes SHQIPETAR! PS. Sidoqofte shashka si keto nuk mund t'i mbulojne kurresesi aferat dhe zullumet disa qindra milioneshe te korrupsionit te kesaj qeverie" shkruan Gerti Bogdani.
Edhe une mendoj qe ky memorial,kurresesi nuk duhej te vihej dhe nuk ka vend tek ne ! Aresyet jane pa fund ! Kurjoz te di opinionin e stafit dhe drejtuesve te ketij web-i ?! Ne presim edhe komente,jo vetem lajm,aq me teper ne nje rast te tille.Qytetari
Përgjigju"Por kjo nuk do te thote qe kete vend te vazhdojne ta qeverisin palaço medioker e njerez te shitur", ashtu siç e kanë bërë për 30 vite rresht, ty përfshirë. "Por do të thotë që do të qeveriset me palaço 10 herë më mediokër e njerëz 10fish më shumë e 10 herë më tepër të shitur, nën drejtimin e Lulit
PërgjigjuDomosdo, u la fara! Bëjnë be në emër të sulltaneve bijtë e tyre, fara e tyre.
PërgjigjuDole pèrsèri ti ZHAPIK KÈNETASH ???!!!! Shiko Gruan o Qyqar sepse ta mori Loshi !!