TIRANE- Sonatën nr. 1, të quajtur “Drama e Zogjve”, kompozitori Aleksandër Peçi ia ka dedikuar poetit të madh Xhevahir Spahiu.

Kompozitori i njohur e ka interpretuar veprën në Festivalin Ndërkombëtar pianistik “Pianodrom”. Vepra ishte premierë për festivalin ndërkombëtar pianistik.

Kompozitori Peçi rrëfen se kompozimi e ka bazën tek krijimtaria e poetit të madh. “Unë ia dedikoj këtë sonatë mikut tim të ngushtë e poetit të madh rebel Xhevahir Spahiu”, tregon kompozitori i njohur Aleksandër Peçi, i cili shton se për këtë vepër referenca e tij është kabaja e Lulushit Korçë dhe e Usta Laverit Përmet.

Kompozitori Aleksandër Peçi, i cili është dhe drejtori artistik i festivalit “Pianodrom” vlerëson jo pak dhe artistët e huaj që janë prezantuar deri më tani në ditët e këtij aktiviteti.

(sg/shqiptarja.com)