PE diskuton sot projekt
rezolutën e Lunaçek për Kosovën

PE diskuton sot projekt <br />rezolutën e Lunaçek për Kosovën
STRASBURG - Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Evropian do të marrë sot në diskutim një projekt rezolutë për Kosovën të hartuar nga raportuesja Ulrike Lunaçek.

Në dokument thuhet se fundi i pavarësisë së mbikqyrur shënon një hap të rëndësishëm për Kosovën.

"Rifillimi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës në nivel të lartë është një hap përpara në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve mes palëve", vijon rezoluta.

Parlamenti Evropian e mirëpret rezultatit e studimit të fizibilitetit për Kosovën dhe mundësinë për marrëveshjen e MSA-së pavarësisht qëndrimeve të ndryshme brenda vendeve të BE-së.

"Inkurajojmë gjithësesi pesë vendet e mbetura të BE-së që ta njohin Kosovën", thuhet në rezolutë.

Parlamenti Evropian nënvizon se ndarja e Kosovës nuk është një opsion dhe mbështet integritetin territorial të shprehur nga Komisioni.

Europarlamentarët pritet të kërkojnë shpërbërjen e strukturave paralele në veriun e Kosovës ashtu sikurse transparencën e plotë në financimet për institucionet vendore në veri.

(dm/eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime