PE përshëndesin takimin e
paralajmëruar Jahjaga-Nikoliç

PE përshëndesin takimin e <br />paralajmëruar Jahjaga-Nikoliç
BRUKSEL - Raportuesit e Parlamentit Europian për Serbinë dhe Kososën, Jelko Kacin dhe Ulrike Lunacek kanë përshëndetur takimin e paralajmëruar të Presidentit të Serbisë Tomisllav Nikoliç dhe Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga. Sipas tyre takimi Jahjaga-Nikoliç do të përmirësojë situatën në rajon dhe do të jetë parakusht për progresin e Serbisë drejt anëtarësimit në BE, gjë që nënkupton marrjen e datës për fillimin e negociatave, shkruan gazeta serbe “Danas”.

“Çdo takim i zyrtarëve më të lartë kontribuon në vendosjen e mirëbesimit dhe të marrëdhënieve nomale ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, u shpreh Kacin.

Më tej Jelko Kacin shfaqi shpresën se ky takim do të jetë “kthesë në qasjen e çështjeve rajonale të Nikoliçit, i cili mund të kontribuojë edhe më shumë në pajtimin mes shteteve të Ballkanit Perëndimor”.

Ndërsa nga ana e saj Ulrike Lunaçek ka theksuar se e “mbështet fuqishëm takimin e Presidentëve të dy shteteve Serbisë dhe Kosovës”.

“Zëvendëskryeministrja serbe Suzana Grubjeshiç, e ngarkuar me integrimin europian ka konfirmuar gjatë vizitës së saj të fundit në Bruksel se Nikoliç do ta takojë Jahjagën, por nuk ka mundur ta tregojë datën. Ky është një lajm pozitiv”, tha Lunacek.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve