Raporti, PE voton pro integrimit të Shqipërisë: Shumë shqetësues bojkoti i opozitës, miratoni reformën zgjedhore

BRUKSEL-Parlamenti Evropian ka votuar sot raportin e Raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, për Shqipërinë me 459 vota pro, 112 kundër dhe 62 abstenime. Raporti i miratuar sot mbështet rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor të vitit të ardhshëm. Në raportin e përgatitur nga Knut Fleckenstein me 48 pika dhe që mori aprovimin e eurodeputetëve njihen përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi dhe progresin drejt finalizimit të hapjes së negociatave.

“Mbështesim plotësisht rekomandimin e Komisionit që të hapen negociatat e pranimit për Shqipërinë në qershor të 2019. Inkurajojmë Shqipërinë për të ruajtur ritmin e zbatimit të reformave. Mirëpresim miratimin e Kodit të Sjelljes së Parlamentit Shqiptar, i cili do të rrisë integritetin dhe transparencën e procesit parlamentar dhe besimin e publikut. Kërkojmë zbatimin e rekomandimeve të OSBE / ODIHR për zgjedhjet. Nevojitet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë me qëllim rritjen e besimit të publikut në procesin zgjedhor. Reforma zgjedhore të adresojë pretendimet për financime të paligjshme të padeklaruara të partive politike.

Mirëpresim punën e Komitetit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore të Parlamentit Shqiptar lidhur me pavarësinë dhe depolitizimin e administratës zgjedhore, transparencën në financimin e fushatës, regjistrimin e votuesve, përdorimin e teknologjive të reja të votimit dhe votimin e emigrantëve. Reforma të miratohet me konsensus dhe në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të 2019. Kandidatët me probleme penale të përjashtohen nga listat dhe nivelet e qeverisjes” thuhet ndër të tjera.

Brukseli kërkon nga Shqipëria ngritjen sa më shpejt të institucioneve të drejtësisë dhe rikthimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë. “Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe zbatimi i të drejtave pronësore, varen nga suksesi i procesit i zbatimit të reformës gjyqësore. Kërkojmë nga autoritetet shqiptare që sa më parë të përfundojnë krijimin e organeve të reja gjyqësore dhe të kthehen në funksion Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë”. Raporti shpreh shqetësimin për mos gjetjen e gjuhës së konsensusit nga klasa politike shqiptare për miratimin e ligjeve të tjera të reformës në drejtësi. Ndaj lidhur me lidhur me sfidat e reformaeve, Fleckenstein i ka bërë thirrje si maxhorancës ashtu edhe opozitës që bashkohen dhe të përballen së bashku.

Në këtë raport bojkoti i parlamentit nga opozita që prej verës së 2018-tës, cilësohet si një shqetësim i madh dhe kërkohet rikthimi i dialogut brenda institucioneve demokratike. Parlamenti Europian i bën thirrje opozitës që të rikthehet në Kuvend. “Ritheksojmë besimin e plotë se dialogu politik duhet të zhvillohet brenda institucioneve demokratike;  jemi të shumë të shqetësuar për bojkotin e procesit parlamentar nga opozita”.

PE përshëndet luftën kundër krimit, por kërkon vijueshmërinë e aksioneve. “Përshëndesim përparimet e bëra në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në veçanti arrestimet e anëtarëve të grupit kriminal të Bajri dhe kërkojmë që të vazhdohen më tej me rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme” thotë raporti. Gjithashtu Shqipërisë i kërkohet të forcojë masat për të shkatërruar dhe ndaluar burimet financuese për terrorizmin dhe të merret seriozisht me radikalizmin që përhapet online përmes internetit. (Lexo këtu raportin e plotë që u miratua sot, ne anglisht). 

Pikat kryesore të raportit për Shqipërinë që u miratua sot nga Parlamenti Europian

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:13
Reformat/ Raportuesi për Shqipërinë: Opozita dhe mazhoranca të përballen së bashku me këto sfida

Eurodeputeti gjerman, raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein në një prononcim për “Deutsche Welle”, pas votimit në Parlamentin Europian për raportin e vitit 2018 për Shqipërinë (SHIKO KËTU), u shpreh se vendi ynë tani duhet të vazhdojë me reformat, përfshirë edhe atë zgjedhore.

“Një parlament konstruktiv dhe i besueshëm është i pazëvendësueshëm jo vetëm përsa i përket procesit të reformave, prandaj si opozita dhe mazhoranca qeverisëse janë të thirrura që të përballen së bashku me këto sfida", theksoi Fleckenstein./dw

Ora 12:54
Raporti i PE për Shqipërinë, Balla: Janë njohur përpjekjet për Reformën në Drejtësi

Pas miratimit të raportit për Shqipërinë ka reaguar kryetari i grupit të PS, Taulant Balla. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se “PE ka votuar me 459 vota pro në favor të raportit të vitit 2018 për Shqipërinë.

Ky raport mbështet plotësisht rekomandimet e Komisionit Europian që lejon hapjen e negociatave në njohje të përpjekjeve për zbatimin e reformave të bëra nga Shqipëria” thotë ai.

Votimi për Shqipërinë në Parlamentin Europian
/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gaqo: 29/11/2018 17:46

    faleminderit, uroj qe vettingu te mat max e prioritetit sepse anetaresimi tashme varet teresisht nga ne

    Përgjigju
  • Turi: 29/11/2018 14:10

    Z. Knut, po aty e kemi vëndin o burr i dheut, historikisht. Megjithate, sot na u lagën syt. Faleminderit Europës.

    Përgjigju
  • Robshi: 29/11/2018 14:03

    Bravo tani me luge floriri të gjithë...komentuesit do gjejnë poshte jestekut rritje rroge ulje nafte përmirësim shërbimesh taksa me të ulëta...a po se harrova reforma zgjedhore është fiks ajo që na duhet meqë cilësia e jetës është me e larta në rajon merremi me gjëra sipërfaqësore...e crendesi ka se zgjedhim cilësisht kur na ofrohen prej kohesh të njëjtat plehra te enjtura me pushtet e para për tu zgjedhur...ti japin shpjegim knutat dhe eurodeputetja qipriote po munden...

    Përgjigju
    • Robshi: 29/11/2018 18:01

      O vlora thelbi i komentit po të kesh pak mend nuk ka shance të të cenojë ineteresin apo sedren në ndonjë formë...prandaj po të konsideroj se ske fare kështu që lum si ti se jeton në luks...

    • Vlorë: 29/11/2018 15:48

      Me emrin Robshi që ke dhe pa folur fare je i qart si drita e diellit se ca racë je.

  • Fredi: 29/11/2018 13:23

    A mund ta marim vesh (qeveria ti dërgoje PE mesazh), se kush ishin 112 bajgat që votuan kundër?

    Përgjigju
  • Toni: 29/11/2018 13:05

    Dhurate per Lulushin me rastin e festave te nentorit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025