Pecani dhe Maillard po xhirojnë
një film për Shqipërinë

Pecani dhe Maillard po xhirojnë<br />një film për Shqipërinë
TIRANE- “Përtej detit”, një film me skenar dhe regji të Pierre Maillard, ka në fokus mënyrën e jetesës dhe të organizimit social të gjithë shoqërisë shqiptare. Filmi përfshin periudhën e komunizmit dhe plagët e tranzicionit shqiptar pas rënies së tij. Ky film vjen si bashkëpunim shqiptaro-zviceran, ku producenti i saj është regjisori i njohur Spartak Pecani. Që prej muajit shtator, filmi ka nisur xhirimet në Shqipëri, ku Pecani dhe Maillard kanë përshkruar vendet më të dëgjuara të Shqipërisë si Leskovikun, Përmetin, Matin, Burrelin, Vlorën, etj.

Pas xhirimeve që po vijojnë këto ditë në Shqipëri, Spartak Pecani pohon se do të zhvillohen xhirime plotësuese edhe në Itali, ku gjenden mjaft emigrantë shqiptarë. Filmi ka si temë plagët e shoqërisë shqiptare në periudha të ndryshme historike, ndërkohë që po punohet edhe për një cilësi të lartë artistike. Për të arritur këtë cilësi, Pierre Maillard ka bashkuar gjatë xhirimeve emra të njohur të kinemasë, artistë të talentuar për të luajtur personazhet e filmit. Roli kryesor i është besuar aktorit Carlo Brandt, i cili luan rolin e një fotografi italian në film.

Të tjerë aktorë shqiptarë që do të luajnë në këtë film janë Tinka Kurti me rolin e gjyshes, Vasjan Lami me rolin e xhaxhait dhe aktorët e njohur Bruno Shllaku, Marsel Rupi, Kristina Ago, Tristian Halilaj, etj. Filmi ka si koncept, jo vetëm ikjen e shqiptarëve nga diktatura, por edhe vështrimin “Përtej detit” për të shkuar drejt Europës. Në qendër të filmit është një familje shqiptare ku jetojnë bashkë dy vëllezër, një motër dhe nënë e tyre. Në film familja shqiptare me dy vëllezërit dhe motrën e nënën e tyre janë emigrant në Itali, ndërsa babai ka vdekur. Intriga nis me praninë e një fotografi italian, që dikur ishte fotograf lufte. Italiani ishte mahnitur nga një kartolinë me peizazhin e Leskovikut dhe vendos që të udhëtojë drejt Shqipërisë.

Filmi vijon me një lidhje dashurie të vajzës së shtëpisë, lidhje nuk pranohet nga familja, edhe për faktin se djali që e dashuronte ishte kushëriri i vajzës. Kur vëllezërit e marrin vesh nisen për të vrarë të dashurin e saj. Në këtë histori hyn rastësisht edhe fotografi italian, i cili ndihmon vajzën të arratiset dhe ikën në Itali me të. Filmi përqendrohet në temën e marrëdhënieve patriarkale në familjet shqiptare. Ngjarja rrëfehet sipas një skenari të shkruar nga Pierre Maillard. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje