Pedagogët në rrethe nuk i bashkohen protestës, rektorët për Report Tv: S’ka bojkot, të hënën nisim mësimin

Universiteti i Shkodrës bëhet gati për të pritur studentët në vitin akademik 2022-2023. Ndryshe nga vitet e kaluara nuk rrezikohet te mbyllet asnjë degë.

“Të hënën hapen të gjitha degët dhe jemi të kënaqur me regjistrimet sepse nuk rrezikon asnjë degë që të mbyllet. Për herë të parë këtë vit është hap master profesional për mësues muzike dhe të artit pamor. Master në trashëgimi dhe master për specialist i lartë elektrik”, bëri të ditur për Report TV, rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi.

Ajo nuk preferon të komentoje protestën e pedagogëve në Tiranë: “Këtu në Shkodër pedagogët janë të gatshëm për të nisjen e procesit mësimor. Paralelisht me mësimin do të vazhdojnë regjsitrimet e fazës së tretë në bachelor e master”.

Në universitetin e Korçës mbyllen degët e mësuesisë frëngjisht dhe matematike pasi nuk është regjistruar asnjë student.

“Në rang vendi janë regjistruar 7.8 për qind më pak maturantë se vitin e kaluar. Këtu nuk bën përjashtim as universiteti i Korçës. Ne jemi universitet rajonal ku vijnë vetëm maturantë të qarkut Korccë. Për shkak të rënies të numrit janë pezulluar dy degë për këtë vit. Shpresoj të rihapen vitin tjetër”, tha për Report Tv Rektori I Universitetit “Fan Noli”, Dhimitër Bello. Në total janë 450 studentë në nivelin bachelor dhe 150 në programet 2 vjecare që studiojnë në Korçë.  

As në Universitetin e Gjirokastrës nuk ka bojkot mësimor.

“Deri tani s’ka asnjë indicie për protestë nga pedagogët”, tha  zv/rektori I Universitetit “Eqrem Cabej”, Jaho Canaj

Duke folur për Report tv, Canaj thekson se në degët e mësuesisë regjistrimet janë të ulëta por asnjëra prej tyre nuk rrezikon mbylljen.

“Janë regjistruar në ciklin e parë të studimeve bachelor 320 studentë, ne do vazhdojmë regjistrimet edhe në fazën e tretë. Janë  identik me numrin që kishim edhe vitin e kaluar”, tha ai.

Zv/rektori Canaj thekson se duhet hequr nota mesatare si kriter për pranimet në universitet, pasi do ndikojë në rritjen e numrin të studentëve.

*Ky material u përgatit nga gazetarët e Report Tv, Ergys Kavaja, Piro Nase dhe Armand Braho. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Studenti: 14/10/2022 23:50

    Në rrethe shume shpejt do mbyllen universitetet pasi nuk ka studente, protesta duhet minimumi javen e pare Kjo tregon që universitetet e rretheve vetëm printojne diploma , në Tirane që ka nivel sot duhet një proteste minimumi bojkot që qeveria por edhe opozita të tremben nga fuqia e pedagogeve dhe studenteve! Për mendimin tim të mblidhen firmat 50% e universiteteve në rrethe duhet të mbyllen fare pasi skane as 10% të cilesise se kryeqytetit !

    Përgjigju
    • Shaqo: 15/10/2022 10:49

      Sa e ke numurin e amzes o student? Duket qe ke diplome pa ate numur themelor.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja