Kërkesat e pedagogëve, Ndoja: Rektorët dhe dekanët nuk na mbështesim, të dalin në protestë! Rritja 7% e pagave është qesharake, s'mjafton

Rektorët dhe dekanët që vetë i kanë votuar nuk kanë qenë së bashku me ata në protesta dhe nuk i kanë mbështetur dhe se rritja e pagës është një nga kërkesa së bashku me disa të tjera që ajo i konsideron akoma dhe më të rëndësishme si “reformomini e politikave të arsimit të lartë dhe rritja e buxhetit”, kështu shprehet pedagogia së Universitetit të Tiranës Albana Ndoja për Report Tv.

E  ftuar në emisionin “Studio Live” me gazetarin  Arbër Hitaj, pedagogia Ndoja ka ripërsëritur kërkesat e pedagogëve teksa thotë se rritja e ofruar e pagave prej 7 % është qesharake në këtë situatë ekonomike.

“Media e ka pasqyruar në mënyrë të qartë protestën e stome, aty keni  parë përkrahjen dhe qëndrimin unanimi të gjithë pedagogëve pjesëmarrës dhe të atyre që nuk ishin të  pranishëm, por që kanë firmosur atë peticion, për vazhdimin  e këtyre kërkesave . Reagimi i pjesshëm i qeverisë shqiptar  më shumë nxiti një irritim sesa na la të kuptohej se vërtetë ishte shqyrtuar situata.  Rritja është qesharake për situatën ekonomike në të cilën ndodhemi”, tha pedagogia Ndoja.

Ndoja thotë se tashmë është koha më e përshtatshme tani për të konsideruar rritjen e pagave të tyre për arsyeje sepse po diskutohet projekt-buxheti i vitit të ardhshëm.

“E mira është që ky është momenti më favorizues sepse  tani po bëhen diskutimet për projekt buxhetin e ardhshëm. Nëse nuk pasqyrohen tani, vitin ardhshëm nuk do bëhet asgjë. Si periudhë kohore e diskutimit është më e favorshme. Nuk di të ketë pasur një reagim tjetër përveç të atij  në 5 tetor. Qeveria në mënyrë jo serioze jep njoftimin për një rritje aq minimale prej 7%.”, tha Ndoja.

Pedagogia  shprehet se rektorët dhe dekanët  që pikërisht ata vetë kanë votuar nuk kanë qenë në protestat që ata  kanë zhvilluar teksa shprehet se rritja e pagës është një nga kërkesat krah një tjetre akoma dhe më të rëndësishme , atë të që ajo e quan reformomini e politikave të arsimit të lartë.

“Sa rektorë dhe sa dekanë kanë qenë në  shesh me ne , asnjë. Mirëpo a janë këta rektorë dhe dekanë që ne i votojmë, për shqetësimet tona , preokupimet  tona, dhe jo vetëm personale, po flasim për reformimin e politikave mbi arsimin e lartë , universitetin në tërësi. Rritja e pagave është një nga pikat dhe më e rëndësishmja nuk është turp të kërkosh rritjeje pagës për të vënë në vend dinjitetin personal dhe  njerëzor në  radhë të parë.”, shprehet pedagogia.

Ndër të tjerash, pedagogia konsideron me rëndësi rritjen e buxhetit për arsimin e lartë.   

“Kërkesa jonë kryesore është ngritja e një vizioni të ri, rritja e buxheti për arsimin e  lartë, për një koncept të ri në formimin e kurrikualve. Kërkohet transparencë në mënyrën se si shpërndahet buxheti në universitet”, shtoi ajo.

Pedagogia Ndoja ripërsëritë atë çka pedagogët kishin deklaruar më herët sot, për të bojkotuar mësimin ditën e hënë, ndërsa  thekson se vetëm për studentët e viteve të para do të kenë mundësi të prezantohen me universitetin  dhe pedagogët vetëm për atë ditë.

Vendimi final pedagogëve ditën e sotme ka qenë bojkoti i mësimit ditën e hënë më 17 tetor, ndërsa i kanë lënë qeverisë fundjavën si afatin e fundin për të plotësuar kërkesat.

Ata vijojnë të theksojnë se nuk do të negociojnë për kërkesat e tyre pasi rritja me 30 % u bë pikërisht në shenjë negocimi, pasi vlera që pedagogët kërkojnë në total është 50 %. Pra, akademikët kanë ndarë vlerën 50%, 30% për këtë vit dhe 20% në vitin e ardhshëm

Por përgjigja e kryeministrit Rama për kërkesën e nga Universiteti Bujqësor ishte duke i thënë se mund të bëjnë vetëm rritje me 7%. Sipas tij, pedagogët mund të kenë akses në fondet europiane falë profesionalizmit të tyre dhe mund të marrin projekte që të ndikojnë menjëherë në të ardhurat e tyre.

Kërkesat e pedagogëve

  • -Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
  • -Rritja e financimit për kërkimin shkencor
  • -Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
  • -Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
  • -Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
  • -Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
  • -Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
  • -Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
  • -Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

S.C/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë