Pedagogët sërish në protestë: S’na janë plotësuar ende kërkesat, duam rritje page

Ashtu siç ishte paralajmëruar, pedagogët kanë dalë ditën e sotme sërish në protestë pasi sipas tyre nuk janë plotësuar ende kërkesat. Teksa janë mbledhur përpara Korupsit, pedagogët iu bënë thirrje qeverisë që të plotësoheshin kushtet e tyre. Si në çdo protestë, pedagogët nuk u shoqëruan nga studentët dhe pse shpesh u bëjnë thirrje që t’u bashkohen.

“Duam rritje page, dhe të rritet buxheti për arsimin”, thanë pedagogët. Mes të tjerash ata iu bënë thirrje studentëve që t’i bashkohen tubimeve të tyre, për një kauzë të përbashkët.

Kujtojmë se pas protestës së pedagogëve, kryeministri Rama lajmëroi një rritje page me 15% për stafin akademik, ku 8% do të ofrohej nga qeveria ndërsa pjesa tjetër nga bordet e universiteteve. Edhe pse në retorikën e pedagogëve flitet më tepër për rritjen e pagave, kërkesat e tyre nuk kanë qenë vetëm kaq. Sidoqoftë, edhe pse kanë ftuar edhe studentë në protestë, këta të fundit as nuk kanë denjuar të shkojnë. Pasi refuzuan ofertën e Ramës, pedagogët vijuan me protestat, madje rreth muajit nëntor paralajmëruan edhe bojkotim të periudhës së sezonit në universitete, gjë që kreu i Sindikatës kur u pyet për mediat e mohoi. Pasi caktoi datën 22 shkurt për protestën e radhës, Kovaçi u shpreh se përpos kërkesave që kishin paraqitur atë kohë, janë shtuar edhe disa të tjera, ama nuk u ndal.

Kërkesat e pedagogëve përfshijnë rritje page me 50%.

  • -Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
  • -Rritja e financimit për kërkimin shkencor
  • -Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
  • -Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
  • -Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
  • -Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
  • -Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
  • -Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
  • -Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hektor: 22/02/2023 14:17

    Titulli duhet te jete PETAGOGET E SALI NON GRATES ARDIAN ISUFI PERSERI NE GREVE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vigjilje Krishtlindjesh, Imzot Angelo Massafra: Ecni vetëm drejt rrugës së mirë, mos e lini të keqen t’ju mposht

Vigjilje Krishtlindjesh, Imzot Angelo Massafra: Ecni vetëm drejt rrugës së mirë, mos e lini të keqen t’ju mposht