Pedalimi të mban të ri
Një studim i ri konfirmon që pedalimi jo vetëm që do të të bëjë të dukesh mirë, por do të të bëjë të dukesh dhe më i ri. I publikuar në gazetën e Psikologjisë, kërkuesit shkencor nga King’s College Londër dhe Universiteti i Birmingamit,
Një studim i ri konfirmon që pedalimi jo vetëm që do të të bëjë të dukesh mirë, por do të të bëjë të dukesh dhe më i ri.
I publikuar në gazetën e Psikologjisë, kërkuesit shkencor nga King’s College Londër dhe Universiteti i Birmingamit, vërtetuan se çiklistët mbi moshën 55 vjeç “kanë nivele të funksioneve psikologjike që do t’i bëjnë ata më të rinj krahasuar me popullsinë në përgjithësi”.
Duhet të theksohet fakti se studimi është fokusuar në çiklistët të cilët ishin të rregullt dhe jo ata sporadikët, pra te ata që ishin të aftë të bënin 100 kilometra në më pak se 6.5 orë.
Kjo është një kategori e vogël çiklistësh.
Kërkuesit shkencorë i vendosën çiklistët në shumë teste dhe në fakt nuk arritën të përcaktonin moshën e tyre përmes matjeve të ndryshme, çdo gjë varionte nga njëri tek tjetri dhe pa asnjë lidhje me moshën.
Por, Profesor Norman Lazarus thotë: “Në mënyrë të pashmangshme trupat tanë bien me moshë, por duke qëndruar fizikisht aktivë i krijojmë vetes mundësinë që të fitojmë disa vite jetë krahasuar me njerëzit që bëjnë jetë sedentare.
Pedalimi jo vetëm që të mban mendërisht aktiv, por kërkon gjithashtu edhe bashkërendimin e disa sistemeve të trupit, si muskujt, zemrën dhe mushkëritë, për të cilat ne kemi nevojë për të qëndruar të shëndetshëm dhe për të reduktuar prekjen nga disa sëmundje”.
Studimi edhe një herë konfirmon atë që ne e dimë, por të pakonfirmuar: njerëzit plaken në shkallë të ndryshme, por nëse ti je aktiv fizikisht dhe mendërisht, do të jesh më i ri.
Profesor Stephen Harridge konkludon: “ Për shkak se shumica e popullsisë është shumë sedentare, tendenca shkon drejt pranimit të faktit se sedentarizmi është i pashmangshëm për kushtet e njerëzimit.
Megjithatë, duke patur parasysh se trashëgimia jonë gjenetike rrjedh nga një periudhë me aktivitet të lartë fizik, të jesh fizikisht aktiv duhet konsiderohet si një çelës suksesi në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqënies gjatë gjithë jetës”.
Me fjalë të tjera, merr biçikletën, ec, vrapo ose çfarë të duash.
Thjesht, lëviz nga kolltuku dhe lëre makinën.
Redaksia Online
(Marrë nga ATSH)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4254
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15