Ndërkohë, burimet thonë se gjatë kohës së ballafaqimit mes dy palëve, 76-vjeçari bie ndesh me fjalët e tij pasi herë pranon abuzimin e bërë me dy djemtë dhe herë thotë që nuk i njeh fare dy të miturit. Por, sipas burimeve dy 15-vjeçarët e abuzuar këmbëngulin para prokurorit dhe avokatit të tij që Duraku i ka mashtruar ata dhe ka abuzuar seksualisht.
I moshuari
Ndërkohë, të njëjtat burime theksuan se gjatë kohës së ballafaqimit me të rinjtë 76-vjeçari në momente të caktuara i drejtohej djemve që nuk i kishte marrë me forcë dhe të abuzonte seksualisht me ta. “Ju vetë keni ardhur në shtëpinë time. Nuk di t’ju kem marrë ndonjëherë me forcë”, mësohet t’u jetë drejtuar të miturve i moshuari. Ndërsa në një moment tjetër, burimet thonë se i moshuari kthen përmbys fjalët e thëna më sipër, duke u shprehur se nuk ka abuzuar me djemtë.
Abuzimi
“Ejani në shtëpinë time të hani bukë”. Është kjo fjalia që pedofili 76-vjeçar përdorte për të futur në grackë dy djemtë e mitur katër muaj më parë dhe më pas për të abuzuar seksualisht me ta. Ndërkohë, kohën kur është arrestuar, burime nga policia e kryeqytetit bënë me dije se 76-vjeçari ka pranuar që ka abuzuar seksualisht me dy djemtë.
“E bëra vetëm për nevojat e mia fiziologjike”, është shprehur i moshuari kohën kur është arrestuar. Dy fëmijët e abuzuar E. D., dhe R. G., kanë pohuar përpara të moshuarit dhe grupit hetimor të gjitha rastet kur ata kanë kryer marrëdhënie jashtë dëshirës së tyre. Dy fëmijët, në prani të psikologut, kanë treguar me detaje të gjitha rastet kur ata detyroheshin të kryenin marrëdhënie me të moshuarin, duke pranuar se Hazeri u jepte para në këmbim të favoreve seksuale. Dy të miturit E. D., dhe R. G., të abuzuar për më shumë se 1 muaj nga i moshuari Hazer Duraku, kanë rrëfyer gjithçka përpara grupit hetimor se si i moshuari i joshte, i mashtronte dhe i detyronte që të kryenin marrëdhënie seksuale me të.
Si na mashtronte 76-vjeçari për të na futur në grackë
Kur ndodhi ngjarja, dy djemtë kanë dhënë dëshminë e tyre duke treguar mënyrën se si ranë pre e mashtrimeve të të moshuarit. “Plaku më dha 150 lekë dhe më tha të blija një sufllaqe për të ngrënë. Atë natë nuk fjeta dhe të nesërmen nuk shkova në shkollë. Nuk doja të shikoja asnjë person dhe qëndroja gjithë ditën në shtëpi. Pas një jave u takova përsëri me shokun tim R., dhe filluam të lypnin në rrugën “Vasil Shanto”. Atë natë ishte pak vonë dhe na del përpara përsëri ky plaku (Hazer Duraku), që kam tani përballë dhe më thotë: “Merre edhe shokun me vete dhe ejani të dy për të ngrënë bukë te shtëpia ime”. Unë i thashë direkt jo! U larguam me vrap për në lagjen tonë, e cila është në zonën e “Don Boskos”.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 janar 2016
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
