2% e klerëve të Kishës Katolike janë pedofilë. Kjo deklaratë e fortë ka ardhur nga vetë Papa Françesku në një intervistë për “La Republica”, të hapur me titullin “Papa: Ashtu si Jezusi, unë do të përdor një shkop kundër priftërinjve pedofilë.”
 
Sipas Papës, abuzimi me fëmijët është kthyer në një “lebër” që po infekton Kishën, duke u zotuar të përballet me ashpërsinë që meriton rasti në fjalë. Kalkulimi i shifrës prej 2 % është bërë nga këshilltarët e Papës, shifër e cila përfaqëson rreth 8 mijë piftërinj nga 414 mijë në të gjithë globin.
 
Në mesin e 8 mijë priftërnijve pedofilë, që ka cituar Papa, përfshihen priftërinj, peshkopë dhe kardinalë. Ndërkaq, zëdhënësi i Vatikanit, At Federiko Lombardi mohoi që Papa të ketë pohuar ekzistencën e kardinalëve perdofilë. 

Vitin e kaluar, Papa Françesku forcoi ligjet e Vatikanit kundër abuzimit me fëmijët, ndërsa në fillim të këtij muaji kërkoi falje për viktimat e abuzimit seksual nga ana e priftërinjve.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)