Sheshi Nënë Tereza do të kthehet në pedonale çdo ditë nga ora 19:00 deri në orën 24:00 dhe për këtë gjë, Policia e Tiranës ka nxjerrë edhe urdhërin për këtë qëllim, duke kërkuar që Bashkia e Tiranës të marrë masa, duke deklaruar se, në rast të kundërt do të vendosen efektivë policie. “Sipas urdhrit të tre ministrave ndalohet dhe kufizohet qarkullimi i automjeteve të të gjitha kategorive si dhe parkimi i automjeteve në zonat e sheshit “Nënë Tereza” dhe Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pjesë e Ansamblit Monument Kulture të qendrës historike së Tiranës”, bëri dje të ditur Ministria e Brendshme.
Ndalohet qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve të transportit në zonën përreth sheshit “Nënë Tereza” nga ora 19:00 deri në orën 24:00. Ndalohet pushimi dhe qëndrimi i të gjitha kategorive të mjeteve të transportit rrugor në zonën përreth sheshit Nënë Tereza , me përjashtim të mjeteve të transportit publik të linjave urbane.
Ndalohet pushimi dhe qëndrim i i të gjitha kategorive të mjeteve të transportit rrugor duke filluar nga sheshi “Nënë Tereza”, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri te ura e madhe Lanës, në kryqëzimin me Bulevardin “Bajram Curri”, me përjashtim të mjeteve të transportit publik të linjave urbane.
/Shqiptarja.com