Pedro Rodriguez: Të mërzitur
për largimin e Pep Guardiolës

Pedro Rodriguez: Të mërzitur <br />për largimin e Pep Guardiolës
Sulmuesi i Barcelonës, Pedro Rodrigez ka deklaruar se vendimi i Guardiolës për ta braktisur klubin katalanas në fund të këtij edicioni është pritur me zhgënjim të madh.

“Të gjithë në skuadër jemi të pikëlluar, por e respektojmë vendimin e trajneri. Ai i ka arsyet e tij”, ka theksuar Pedro. Megjithatë, shumëkush mendon se largimi i Guardiolës do t’i ndihmojë Pedros për ta përmirësuar statusin e tij në skuadrën katalanase, pasi në këtë edicion në pjesën më të madhe nuk ka qenë titullar.

“Mua Guardiola më ka përfshirë në skuadër dhe më ka dhënë rastin për t’ i realizuar ëndrrat e mia. Kam mësuar shumë prej tij dhe do t’i jem mirënjohës gjatë tërë jetës”, ka shtuar Pedro.

Ndërkaq, sa i përket trajnerit të ri, Tito Vilanova, ai është shprehur: “Ndjehemi të lumtur që ai do të jetë me ne. Ai ka qenë pjesë e Barcelonës dhe do ta vazhdojë aty ku e la Guardiola”.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni