Pejë, vidhen në komisariat 25 kg flori,
 shkarkohet drejtori

Pejë, vidhen në komisariat 25 kg flori,<br /> shkarkohet drejtori
PEJË – Plot 25 kg flori është vjedhur në ambientet e komisariatit të Pejës. Nën akuzë për vjedhje janë katër zyrtarë të policisë që tashmë janë prangosur nga kolegët e tyre. Skandali me humbjen e arit në ambientet e komisariatit, ka bërë që drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit të Kosovës të shkarkojë drejtorin e postës policore të Pejës Ahmet Hasani.

Katër zyrtarët policorë, në mesin e të cilëve edhe zyrtarë të lartë si major e toger, dyshohen për veprën penale “Përvetësim gjatë ushtrimit te detyrës zyrtare” nga neni 340 i Kodit Penal te Kosovës.

Lajmi është bërë sot publik nga mediat kosovare dhe iu referohet burimeve konfidenciale. Kreu Ahmet Hasani u shkarkuar dje pozita e komandantit të Policisë rajonale në Pejë, po kështu katër zyrtarë policorë janë vënë në arrest nën dyshimin për vjedhje të mbi 25 kilogramëve ari. Kështu shkruan sot Koha Ditore. Po sipas këtij burimi, ari ndodhej prej gati pesë vjetësh në dhomën e dëshmive në stacionin policor të kësaj komune. Arrestime të reja do të pasojnë të shtunën.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni, pasi ka marrë masën e shkarkimit ndaj Hasit, në vend të tij ka vënë Shaban Shalën. Në mesin e katër të arrestuarve, sipas këtyre burimeve, janë dy eprorët e lartë, shefi i hetimeve rajonale, Bajram Koliqi, dhe zëvendësi i tij, Muhamet Lama. Ari që gjendej në dhomat e dëshmisë ishte konfiskuar nga policia para disa vitesh dhe kohët e fundit u vu re se nga totali mungonin 25 kg. (/r.d./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza