PRISHTINË, 7 Shtator /ATSH-B.Jashari/.-Në qytetin e Pejës në Kosovë ka ndodhur sot pas mesditës një shpërthim, afër një fabrike (Fabrikës së Brumërave), ku një depo është përfshirë nga zjarri. Indikacionet e para janë se aty ka shpërthyer një bombolë gazi, sipas medias kosovare.
Raportohet se, nuk ka të lënduar dhe se Policia e Kosovës ka rrethuar në një diametër të gjerë vendngjarjen.
"Nga ajo që po shihet dëmet mund të jenë shumë të mëdha. Janë duke ardhur ndihmë edhe prej Deçanit dhe Istogut. Jemi duke bërë përpjekje për lokalizim të zjarrit", ka thënë për Kohën Ditore, Muhamet Mahmutaj, drejtor i Drejtoratit për Mbrojte dhe Shpëtim të Komunës së Pejës.
Sipas njoftimeve të fundit, në këto momente është lokalizuar zjarri./a.g/
/Shqiptarja.com