/ATSH-AFP/ -  Elisabeth Kichkine, e ashtuquajtur "gjyshja ruse e Kinës", e veja e Li Lisan, pasardhësi i Mao Ce Dunit në krye të Partisë Komuniste kineze në fund të viteve 1920, vdiq sot në Pekin në moshën 101-vjeçare, bëri të ditur familja e saj.

Kjo figurë e respektuar në historinë ruse dhe kineze, që kaloi tetë vite në izolim të plotë në burg gjatë Revolucionit Kulturor (1966-76), ia kushtoi pjesën e fundit të jetës së saj të gjatë promovimit të mësimit të vajzave kineze.

Lindur në vitin 1914 nga një familje aristokrate ruse, Elisabeth Kichkine në moshë të re u proletarizua në Bashkimin Sovjetik para se të hynte në Universitetin e Moskës ku ajo studioi gjuhën frënge.

Ajo u bë oficere e Legjionit të Nderit në korrik të vitit 2013 nga ambasadori i Francës në Pekin, për cilësitë e saj "si dëshmitare e madhe" e shekullit të kaluar.
Lisha, ashtu siç njihej në Kinë, u martua në vitin 1936 në Moskë me Li Lisan, i cili mori kryesimin e Partisë Komuniste Kineze në fund të viteve 1920.
Ai vdiq në rrethana të paqarta gjatë Revolucionit Kulturor./