Kina dhe SHBA-ja, dy prodhuesit më të mëdhenj të gazit me efket serë, vendosën dje në Pekin objektiva të reja për sa i përket ndotjes së tyre, të nxitur nga urgjenca e një marrëveshje botërore që organizaohet në fund të vitit 2015 në një konference mbi klimën në Paris.

"Kina, prodhuesi i parë botëror, miratoi objektivin e një ulje drastike të prodhimit të gazit me efekte serë deri në vitin 2030, me qëllimin që ta arrijë këtë gjë më herët", njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Nga ana e saj, SHBA-ja u angazhua në reduktimin me 26 deri në 28 për qind të prodhimit të gazeve me efekt serë deri në vitin 2025.

Është hera e parë që Kina angazhohet duke vendosur një objektiv në uljen e ndotjes së saj, pra vendosi se duke filluar nga një vit i caktuar ndotja e saj do të fillojë të bjerë.
Këto deklarata u bënë atëher kur presidenti amerikan Barack Obama u prit në Pekin nga homologu i tij kinez, Xi Jinping, pasi dy krerët morrën pjesë në mbledhjen e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).

ATSH