/ATSH-DPA/ - Qeveria kineze ka hapur një website ku jepen informacione mbi fëmijët e trafikuar, në përpjekje për të gjetur prindërit e viktimave të shpëtuar, deklaroi sot media shtetërore.
"Ministria e Çështjeve Civile hapi faqen të shtunën, dhe deri sot ajo ka marrë më shumë se 1,6 milionë klikime", raportoi "Beijing Youth Daily".
Në website listohen profilet e 284 fëmijëve të shpëtuar, duke përfshirë fotot e tyre, emrat, vendet ku janë gjetur, kur janë shpëtuar dhe kontaktet për informacion.