Pele në gjendje të rëndë, Santos ndryshon zyrtarisht emblemën

Pele në gjendje të rëndë, Santos ndryshon zyrtarisht emblemën

Pele dhe emblema e Santos

Legjenda e futbollit brazilian, Pele është në gjendje kritike për jetën dhe prej një muaji qëndron i shtruar në spital në Sao Paolo. Klubi ku ai u bë i njohur, Santos ka vendosur që të ndryshojë emblemën e skuadrës, kjo për nder të legjendës së futbollit.

Santos ka shtuar një kurorë mes dy yjeve, duke simbolizuar mbretin e tyre. Yjet janë vendosur për fitimin e dy finaleve ndërkontinentale në vitet 1962 dhe 1963, teksa kurora për Pele.

Vendimi nga Santos ishte marrë përpara datës 29 nëntor kur Pele u shtrua në spital, teksa sot u zyrtarizua nga klubi. Edhe më herët klubi i Santos ka nderuar një nga legjendat më të mëdha të futbollit, kjo në fanellat me numrin 10-të.

Në vitin 2011, fanella e Copa Libertadores e Paulo Enrique Ganso, e veshur me numrin 10-të, kishte një kurorë brenda, ndërsa në vitin 2019 kurora u vendos mbi stemën e klubit dhe përsëri vetëm në fanellën me numër 10-të.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë